Polonia i kërkon OKB-së të ndihmojë në shpërblimin e dëmeve të luftës nga Gjermania
2023-01-05 17:19:17

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Polonia ka kërkuar ndërhyrjen e Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e dëmshpërblimeve të Luftës së Dytë Botërore me Gjermaninë. Zëvendësministri i Jashtëm i Polonisë, Arkadiusz Mularczyk, në një konferencë për shtyp, tha se sistemi i Kombeve të Bashkuara ofron instrumente për dialogun, si dhe për prezantimin e komunitetit ndërkombëtar me shkallën e dëmeve të shkaktuara nga agresioni dhe pushtimi gjerman gjatë luftës dhe Polonia synon t'i përdorë ato, citon “Xinhua”.

Më 1 shtator 2022, qeveria polake paraqiti një raport që detajonte humbjet materiale të pësuara nga Polonia gjatë Luftës së Dytë Botërore, së bashku me një zotim për të kërkuar para nga Gjermania si dëmshpërblime, në shumën prej 1.4 trilionë dollarë amerikanë. Më 3 tetor 2022, Ministria e Jashtme e Polonisë i dërgoi një notë diplomatike Gjermanisë duke kërkuar kompensim për dëmin.

Të martën, Ministria e Jashtme e Gjermanisë iu përgjigj notës në lidhje me reparacionet e Luftës së Dytë Botërore, duke deklaruar se “çështja mbetet e mbyllur”. Mularczyk tha se kjo shfaq një qëndrim mosrespektues ndaj Polonisë dhe popullit të saj. (Elona)