Bashkëshortja e presidentit kinez dhe zonja e parë e Filipineve vizitojnë Muzeun Kombëtar të Kinës
2023-01-05 14:23:12

Foto nga Xinhua

Foto nga Xinhua

Peng Liyuan, bashkëshortja e presidentit kinez Xi Jinping, vizitoi të mërkurën Muzeun Kombëtar të Kinës me Louise Araneta-Marcos, bashkëshorten e presidentit filipinas Ferdinand Romualdez Marcos i Riu, që ndodhet për një vizitë shtetërore në Kinë.

Të dy zonjat vizituan një ekspozitë të hapur bashkërisht nga Muzeu Kombëtar i Kinës dhe Muzeu i Pallatit dhe kujtuan historinë e shkëmbimeve midis brezit më të vjetër të udhëheqësve të të dy vendeve, duke shprehur kënaqësinë për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore dypalëshe.

Znj. Peng tha se Kina e Filipinet janë vende fqinje përballë njëri-tjetrit në det dhe Filipinet janë një vend i rëndësishëm përgjatë Rrugës Detare të Mëndafshit.

Louise Araneta-Marcos falënderoi bashkëshorten e presidentit kinez për ftesën e saj për të vizituar Muzeun Kombëtar të Kinës dhe shprehu shpresën për të pasur një njohje më të mirë dhe më të thellë të historisë dhe kulturës kineze.