CMG-ja: ShBA-ja, vendi nr. 1 për variante të ndryshme virusi, nuk mund të akuzojë të tjerët
2023-01-05 09:06:38

Që nga 5 janari , ShBA-ja do të zbatojë masat e kufizimit të hyrjes për udhëtarët nga Kina, për shkak se pandemia në Kinë “mund të sjellë ndryshime të reja të virusit, duke rritur rrezikun e përhapjes së pandemisë”. Por në fakt, nënvarianti BA.5 që tashmë po përhapet gjerësisht në Kinë, është ai që gjendet kryesisht në ShBA, thuhet në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Ditët e fundit, në qytetet kineze Shangai e Hangzhou u zbulua nënvarianti XBB.1.5, që është mbizotërues tani në ShBA. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Sipas Qendrave të Kontrollit të Sëmundjeve të ShBA-së (CDC), llojet kryesore të virusit të COVID-19 të përhapura në ShBA përditësohen vazhdimisht. Nga korriku deri në tetorin e vjetshëm, në ShBA BA.5 ishte nënvarianti kryesor, në nëntor ishin BQ1 dhe BQ1.1, ndërsa në dhjetor XBB.1.5 u përhap shpejt, duke zënë 41 për qind të rasteve. CDC-ja vlerëson se XBB.1.5 ka shkaktuar rreth 75 për qind të rasteve të reja në verilindje të ShBA-së. Për shkak se XBB.1.5 ka aftësi të lartë të “shmangies së imunitetit”, tani ai është bërë nënvarianti kryesor në ShBA. 

Sipas bazës së përbashkët globale të të dhënave të gripit, deri tani nënvarianti XBB.1.5 është zbuluar në të paktën 74 vende të ndryshme dhe në 43 shtete të ndryshme të ShBA-së. Disa ekspertë amerikanë kanë vënë në dukje se rastet e para të raportuara të XBB.1.5 mund të datojnë në fund të tetorit në Nju-Jork dhe në shtetin e Konektikatit. 

Kur u zbulua XBB.1.5 në ShBA, Kina po zbatonte masa të rrepta antipandemike. Më 11 nëntor 2022, Kina shpalli dyzet masa për optimizimin e mëtejshëm të punës për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë, ndërsa më 7 dhjetor edhe dhjetë masa të reja. Si BA.5 i përhapur tashmë në Kinë, ashtu XBB.1.5 i zbuluar kohët e fundit, janë shfaqur në Kinë më vonë se në ShBA e shumë vende të tjera. 

Foto: VCG

Foto: VCG

Me përhapjen e pandemisë së koronavirusit në botë, ka vazhdimisht ndryshime të virusit dhe mund të zbulohen variante të reja kudo në botë. Prandaj, nuk ka nevojë për kufizime vetëm ndaj udhëtarëve nga Kina, gjë së cilës i mungon baza shkencore. 

Gjatë tre vjetëve, gjendja epidemike dhe numri i vdekjeve në Kinë kanë mbetur në nivelin më të ulët në botë, dhe Kina ka dhënë kontribut të rëndësishëm për luftën antiepidemike globale dhe rimëkëmbjen ekonomike. Përballë ndryshimit të vazhdueshëm dhe situatës së re pandemike, nëpërmjet bazës së përbashkët globale të të dhënave të gripit, Kina ka ndarë të dhënat gjenetike të rasteve të infektimit me COVID, duke treguar një qëndrim të hapur dhe transparent.