Foto: people.cn
Hapet Forumi i 4-të i Bashkëpunimit Kinë-EQL (Cangzhou) për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
Ditët e fundit u hap në qytetin Cangzhou të provincës Hebei të Kinës Forumi i 4-të i Bashkëpunimit Kinë-Vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
Tema e këtij forumi, e cili do të mbahet kryesisht online, është "Mundësi të reja për bashkëpunimin Kinë-Evropë, e ardhme e re për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme". Vendi kryesor u ngrit në qytetin Cangzhou të provincës Hebei, ndërsa 14 nënvende të tjera u zgjodhën në qytete të ndryshme të Evropës Qendrore dhe Lindore. Në këtë forum morën pjesë rreth 300 të ftuar nga këto vende dhe Kina.
Forumi organizoi aktivitete të tilla si ceremonia e hapjes, nënshkrimi i projekteve kryesore dhe forumet kryesore. Më pas u mbajtën katër forume paralele Kinë-Vende të Europës Qëndrore dhe Lindore: Forumi Ndërkombëtar i Krijuesit të Rinisë, i Bashkëpunimit të Projektit të Talenteve, i Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Industrisë së Aviacionit të Përgjithshëm dhe Forumi i Bashkëpunimit të Qyteteve. Përveç këtyre u organizuan Panairi Kinë-Evropë për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme dhe finalja e nënstacionit evropian të Konkursit Ndërkombëtar të Inovacionit dhe Sipërmarrjes për këto ndërmarrje për vitin 2022.Gjatë aktiviteteve u krijua edhe platforma e shkëmbimit për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Kinë dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore përmes dokimit tematik dhe nënshkrimit të projekteve si dhe u thellua më tej bashkëpunimi midis Kinës e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore në fusha të ndryshme. Qyteti Cangzhou po përpiqet të krijojë një platformë të hapur, atraktive dhe me ndikim konkurrues në nivel të lartë për të nxitur zhvillimin e shëndetshëm të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe për t’i dhënë shtysë energjisë re të zhvillimit ekonomik dhe për zgjeruar hapjen e nivelit të lartë.
Në ceremoninë e hapjes dhe në forumin kryesor, Qendra e Promovimit të Zhvillimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme e ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës publikoi një listë prej 82 miliardë juanësh për nevojat e prokurimit për vitin 2023, nga të cilat 70.5 miliardë juanë janë për mbarë botën, ndërsa 11.5 miliardë vetëm për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Në ceremoninë e nënshkrimit të projekteve, u firmosën marrëveshjet mbi 12 projekte përfaqësuese, si ai serb i tregtisë elektrolitike të bakrit, i qendrës së prokurimit global të zinxhirit të ftohtë të zgjuar, i ndërtimit dhe funksionimit të magazinës për tregtinë elektronike ndërkufitare etj.
Përveç kësaj, 8 ekspertë dhe sipërmarrës nga vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kina nga Shoqata Kineze për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, Instituti Evropian i Akademisë Kineze të Shkencave Sociale dhe Qendra e Transferimit të Teknologjisë të Universitetit të Beogradit në Serbi, mbajtën fjalime kryesore, ku u theksua nevoja e thellimit të bashkëpunimit midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore.
Mësohet se 105 projekte bashkëpunimi u arritën vetëm në fazën e parë të forumit, me një investim total prej 136.769 miliardë juanësh. Ndër to, 72 projekte janë investime, 27 tregti dhe 6 janë bashkëpunim, duke përfshirë prodhimin e pajisjeve, materialet e reja, energjinë e re, tregtinë e jashtme, bashkëpunimin arsimor, bashkëpunimin e qyteteve të miqësisë etj.
Që nga krijimi i Zonës së Bashkëpunimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme Kinë-Vendet e Evropë Qendrore dhe Lindore (Cangzhou) në shkurt 2018, janë mbajtur me sukses tre forume bashkëpunimi, me gjithsej 112 projekte të nënshkruara, me një investim total prej 31.7 miliardë juanësh.
Foto: crionline
Organizohet Forumi i Parë i Grupit të Ekspertëve të Bashkëpunimit të Inovacionit Kinë-Vendet e EQL
Ditët e fundit u organizua në qytetin Ningbo të provincës Zhejiang të Kinës Forumi i Parë i Grupit të Ekspertëve të Mendimit (Think Tank) për Bashkëpunimin e Inovacionit Kinë-Vendet e EQL.
Me temën "Zhvillimi, bashkëpunimi dhe e ardhmja drejtuar nga inovacioni", forumi do të fokusohet në fushat dhe drejtimet kryesore të bashkëpunimit për inovacionin mes Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, si dhe mundësitë dhe sfidat për të eksploruar potencialin e bashkëpunimit mes dy palëve për risitë e çdo lloji dhe diskutimit, bashkëpunimit dhe ndarjes së rezultateve të përbashkëta për një cilësi dhe nivel më të lartë të përfitimit të ndërsjellë. Zhang Guangjun, zëvendësministri i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës, Anita Tepevska, Sekretare Shteti në ministrisë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut dhe Jiang Yu, Përfaqësuese e Posaçme e ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës për Bashkëpunimin ndërmjet Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore e Lindore, etj. morën pjesë në këtë aktivitet.
Foto: people.cn
Zëvendësministri i Shkencës dhe Teknologjisë së Kinës Zhang Guangjun tha në fjalën e tij se bashkëpunimi në inovacionin e shkencës dhe teknologjisë është bërë një pikë e re në bashkëpunimin midis Kinës dhe vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore. Ai sugjeroi se është e nevojshme të forcohet komunikimi strategjik i politikave dhe të kapet me saktësi drejtimi i bashkëpunimit për inovacionin; është e nevojshme të fokusohemi në çështjet e nxehta kufitare dhe t'i jepet prioritet i plotë rolit të mbështetjes intelektuale; është e nevojshme të përshpejtohet ndërtimi i rrjeteve të think tank-ut dhe të rritjes së aftësisë së zhvillimit inovativ të bashkëpunimit.
Anita Tepevska, Sekretare Shteti në ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Maqedonisë së Veriut, tha se përmes bashkëpunimit ndërkombëtar, mund të vendosen marrëdhënie të gjera dhe të thelluara bashkëpunimi dhe mund të shfrytëzohet plotësisht inteligjenca dhe mençuria e shkencëtarëve në mbarë botën për të kapërcur sfidat shkencore dhe për të dhënë kontribut në përparimin e dijeve botërore dhe në përmirësimin e mbijetesës dhe cilësisë së jetës njerëzore.
Viti 2022 shënon dhjetëvjetorin e krijimit të mekanizmit të “Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore”. Duke u fokusuar në bashkëpunimin praktik, të dy palët kanë krijuar një kornizë bashkëpunimi të udhëhequr nga mekanizmi i takimit të liderëve dhe që mbulon fusha të shumta, si shkenca dhe teknologjia, ekonomia dhe tregtia, kultura dhe arsimi, i cili është bërë një model i bashkëpunimit ndërrajonal. (Çang Çuo)