Chuojiao Fanzi Quan është një lloj tipik wushu-je, që përfaqëson “Shkelmimin e Veriut” në teknikën e lashtë kineze “Grushti i Jugut dhe Shkelmi i Veriut”.
Thuhet se ai buron nga dinastia Song (960-1279) dhe thekson vetëmbrojtjen në vend të sulmit. Duart janë si portat e mbrojtjes, ndërsa shkelmat janë të rëndësishëm. Hap pas hapi, do të këmbëngulni në qëndrueshmëri.
Hap pas hapi, do të këmbëngulni në qëndrueshmëri./CGTN
Zhang Aixia ka lindur në qytetin Dezhou të provincës Shangdong në vitin 1986. Ajo sëmurej shpesh kur ishte e vogël. Prandaj i ati i kërkoi që të praktikohej me të për të forcuar trupin. Falë aftësisë në wushu të saj, Zhang hyri në Universitetin e Sportit të Tianjin-it. Pas diplomimit, ajo shkoi në Pekin për t’u bërë mësuese fizkulture në një shkollë fillore.
Zhang Aixia po mëson Chuojiao Fanzi Quan./CGTN
Megjithëse babai i mësoi disa lëvizje, si goditjet e Quan-it Fanzi, Zhang përsëri ndihej e izoluar nga artet marciale tradicionale. Në vitin 2008 ajo pati fatin që të takohej me Zhong Haiming, një dishepull i mjeshtrit Wu Binlou. “Gjatë vizitës së parë, i tregova çfarë kisha mësuar. Kur mbarova, ai më demostroi lëvizjet e Quan-it Chuojiao Fanzi. Goditjet me këmbë janë të veçanta. Është plot me fuqi dhe mprehtësi, siç e imagjinoja wushu-në se duhet të jetë,” shprehet ajo.
Zhang Aixia viziton mjeshtrin e saj Zhong Haiming./CGTN
Pas vizitës te Zhong, Zhang u kthye, duke qenë në gjendje të rikujtonte të gjitha lëvizjet e tij. Ajo praktikoi goditjet në shtëpi dhe shkoi përsëri te mjeshtri për ta pyetur nëse kishte bërë përmirësime apo jo.
Mësimi nga mjestri i saj./CGTN
Quan-i Chuojiao Fanzi është shumë i fshehtë. Lëvizjet e tij janë të shtrira, por jo të hapura gjerësisht. Një ndër lëvizjet është “goditja me këmbë e rosës mandarine.” Ngrini këmbën dhe tundeni shpejt. Pastaj ngjesheni këmbën në tokë, duke mos lënë kohë që kundërshtari të reagojë. Kjo quhet si “dragoi kund bishtin.”
Ngrini këmbën dhe tundeni shpejt. Pastaj ngjesheni këmbën në tokë, duke mos lënë kohë që kundërshtari të reagojë. Kjo quhet si “dragoi kund bishtin.”/CGTN
Në kohët e mëparshme, wushu përdorej kryesisht në luftëra, ushtrimet e përditshme dhe stërvitjet ushtarake. Vetëmbrojtja ishte plotësisht e varur nga grushtet dhe shkelmat. Ndërsa Quan-i Chuojiao Fanzi ka goditje të ndryshme për mbrojtje dhe sulm, në të njëjtën kohë duke përdorur këmbën poshtë për ta goditur të tjerët. Ka plotësisht të bëjë me hapat. Ngrijeni këmbën më shpejt me të gjithë fuqinë.
Ngrijeni këmbën më shpejt me të gjithë fuqinë./CGTN
Me ndryshimin e kohëve, Quan-i Chuojiao Fanzi ka prirje që të fokusohet mbi taktikat sesa thjesht mbi forcën. Ju mund t’i përdorni këto goditje për vetëmbrojtje. Kur arrini të kontrolloni lëvizjet pa dëmtuar të tjerët, atëherë e keni mësuar këtë teknikë. Nuk keni triumfuar mbi askënd tjetër përveç vetes suaj.