Historiku i festimeve të Vitit të Ri në Shqipëri
2023-01-04 15:51:00

Ndërsa janari i 2023 sapo ka hyrë dhe festimet e këtij viti i kemi akoma shumë të freskëta, një pyetje është normale që të bëhet: si kanë festuar shqiptarët në vite dhe kur nisën së pari këto festime? Në Shqipëri ka një traditë të festimit të festës së Vitit të Ri. Viti i Ri ishte festa që e prisnin të gjithë.  

Në kohën e mbretit Zog, oborri mbretëror organizonte një ballo madhështore për të festuar ndërrimin e viteve. Ajo ishte një ballo moderne për kohën duke vallëzuar dhe duke trokitur gotat me njëri-tjetrin. Kjo traditë vijoi gjatë mbretërimit të Zogut, ndërkohë që kjo traditë vazhdoi edhe me çlirimin e vendit. Fotografi arkivore dëshmojnë se edhe në 1944, kur Shqipëria sapo ishte çliruar, aleatët britanikë organizuan një darkë festive për Vitin e ri në Hotel Dajti. Ndërkohë njerëzit e thjeshtë e festonin duke qëndruar gjithë natës zgjuar, duke bërë lojra të ndryshme rrotull zjarrit, apo duke kënduar e pirë raki.

thumbnail_Ja çfarë hanin shqiptarët për Vitin e Ri (foto aqsh)

thumbnail_Ja çfarë hanin shqiptarët për Vitin e Ri (foto aqsh)

Ndërkojë preferenca për ta kaluar natën e Vitit të Ri në një vend publik me shoqëri, orkestër, muzikë e vallëzim, si tendencë për një shtresë njerëzish më të përzgejdhur ka filluar para viteve ’50. Për të vijuar në ato ’60, e më tej, sidomos në vitet ’80.

Në shumë qytete të Shqipërisë, por veçanërisht në Tiranë Viti i Ri festohej në Kursalin e famshëm në qendër, te sallat gjigante të “Hotel Dajtit” apo në “Vollga”, lokale të cilat natën e Vitit të Ri mbusheshin me pushtetarë, zyrtarë të lartë, artistë e sportistë të njohur me familjet e tyre. Por edhe me shumë të huaj, marinarë, studentë dhe kryesisht punonjësit e ambasadave, të cilët kanë kënduar e vallëzuar çdo lloj muzike deri në agim. Në këto festime krijohej një atmosferë mjaft festive, një mjedis mondan me dhurata dhe veshjet elegante, gjithçka e stilizuar vetëm për një natë. Mbrëmja festive fillonte në orën 21:00. Çmimi varionte nga 600 lekë personi dhe 1200 lekë çifti te 15-katëshi. Për të zbritur në 450 lekë te të tjerat me një mëny me të zakonshmet: Antipasta, pastaj pulë ose pilaf me gjel, bërxollë me patate, një shishe verë, birrë ose raki dhe ëmbëlsira në fund. Cigarja pihej në pafundësi, nuk kishte këngëtarë, por mund të këndonin këngëtarë që ishin në lokal me familjet e tyre.

thumbnail_Kamarierët e Hotel Dajtit duke shërbyer darkën (foto aqsh)

thumbnail_Kamarierët e Hotel Dajtit duke shërbyer darkën (foto aqsh)

Në orën 00:00 fikeshin dritat, përplaseshin gotat dhe një puthje në faqe, pastaj dalja jashtë për të parë fishekzjarret. Më pas, organizoheshin edhe lojëra-lotari me prezantues aktorë të njohur. Qëndrimi në restorant vazhdonte thuajse deri në orët e para të mëngjesit, pasi nuk kishte kufi apo limit kohe. Edhe në Shkodër te “Hotel Rozafa”, apo në plazh si tek “Adriatiku”, ashtu edhe te “Kruja”, “Butrinti”, ndodhte e njëjta gjë.

Megjithëse festime në lokal ishte mjaft i lakmuar, por nuk mund ta bënte gjikush, njerëzit e thejshtë festonin nëpr shtëpitë e tyre, me familjarët e afërt, miq apo shokë. Për Shqiptarët darka e Vitit të Ri ishte më e rëndësishmja.

Amivisat merrnin një ditë pushim për të pastuar shtëpinë, lanin perdet, batanijet pra çdo gjë. Motivimi ishte i madh, pasi do vinin për vizitë të afërmit e komshinjtë, por dhe duke blerë mobilje apo diçka të vogël sipas mundësive. Njerëzit kishin bindjen se duke bërë kaq shumë gjëra, Viti i Ri do t’i gjente më të begatë. Pas darkës së Vitit të Ri, ku tavolina shtrohej me të gjitha të mirat, në ditët e para të janarit, shqiptarët vizitonin të afërmit e tyre ose fqinjët duke i uruar për Vitin e Ri. Ishte shumë interesante pasi brenda ditës mund ta shihnin njëri tjetrin dy herë, pra në mëngjes njëra palë vizitonte shtëpinë e të afërmve apo fqinjëve dhe pasdite ata do t’ua kthenin vizitën. Ishte si një ndjesi konkuruese, kush qeraste me më shumë ëmbëlsira, pije, fruta të freskëta e të thata. Gjithsesi Nata e Vitit të Ri para së gjithash kishte të bënte me ushqimin. Dhe kështu është sot e kësaj dite. Edhe sot përgatitja e darkës fillon një javë para Natës së Vitit të Ri, me gatimin e Bakllavas (ëmbëlsirën tradicionale të Vitit të Ri).

thumbnail_Majori britanik Oliver majori sovjetik Ivanov dhe oficeri amerikan Frank duke festuar së bashku (foto aqsh)

thumbnail_Majori britanik Oliver majori sovjetik Ivanov dhe oficeri amerikan Frank duke festuar së bashku (foto aqsh)

Sot për shqiparët festimet e vitit të ri vazhdojnë të jenë shumë të rëndësishme dhe nuk kanë hequr dorë nga disa tradita, si darka e bollshme apo bakllavaja. Megjithatë diçka ka ndryshuar, si përshembull dëshira për të festuar në restorante ku zhvillohen festa të mëdha, apo dëshira për të dalë në shesh ku zakonisht, në qytetet e mëdha zhvillohen koncerte festive dhe në orën 12 hidhen fishekzjarre.

Por një tedencë në rritje, që bie në sy gjatë viteve të fundit, është dëshira për të udhëtuar jashtë atdheut dhe për të njohur rite të tjera festimesh nëpër botë.

Viti i Ri është festa që festohet në të gjithë botën dhe bën bashkë të gjithë njerëzit. Rreth festës së Vitit të Ri ka fakte dhe supozime të ndryshme për kohën dhe mënyrën se si festohet. Viti i Ri të cilin e festojmë ne dhe shumë vende tjera të botës bie me 1 janar dhe i takon kalendarit gregorian si vazhdim i kalendarit romak. Por, vende të tjera si Kina, Japonia, India, Vietnami dhe vendet islamike e përdorin kalendarin lunar, kalendar ky i cili bazohet në lëvizjet e hënës rreth tokës, dhe datat e festimit dallojnë dukshëm nga njëra tjetra. Në kulturën perëndimore bredhi i stolisur, babagjyshi dhe dhuratat janë karakteristike për festat e fundvitit.

Tradita e bredhit ka orgjinë antike. Mendohet që egjiptianët e kanë kultivuar gjatë traditën e prezencës së bredhit në shtëpitë e tyre në dimër për të simbolizuar triumfin e jetës mbi vdekjen. Romakët po ashtu e adhuronin bredhin dhe e festonin stinën e dimrit për nderë të zotit të bujqësisë që njihej me emrin Saturnus. Traditë e tyre ishte që shtëpia të stolisej me drunj të gjelbër dhe drita si dhe të shkëmbenin dhurata. Në mesjetë, gjermanët dhe skandinavët vendosnin bredha jashtë dyerve të shtëpisë si simbol shprese për pranverën e ardhshme.

thumbnail_Nje dhome tradicionale shqiptare e para viteve 90 (foto panorama.al)

thumbnail_Nje dhome tradicionale shqiptare e para viteve 90 (foto panorama.al)

Dhënia e dhuratave që në shumë vende perëndimore është traditë e festës së krishtlindjes, tek ne praktikohet kryesisht gjatë festës së vitit të ri dhe vetëm për fëmijët. Kjo mund të konsiderohet paksa e çuditshme, por duke i marrë parasysh supozimet që figura e babgjyshit dhe dhënia e dhuratave ka origjinë pagane. Dhe që mirësia e plakut të dimrit qëndron tek kujdesi dhe dashuria e tij për fëmijët e varfër të cilët i ndihmon dhe gëzon me dhurata, bën që babagjyshi të konsiderohet një personazh përralle i Vitit të Ri.

Neritana Kraja