Markat lokale ringjallin sektorin e automjeteve elektrike
2023-01-04 16:31:21

Automjetet me energji të re kineze po ndihmojnë në përmirësimin e avantazhit konkurrues të prodhuesve vendas të makinave. Markat kineze të automobilave po shohin rritje të popullaritetit të tyre, duke lënë në hije prodhuesit e huaj të makinave. Analistët thonë se kërkesa në rritje për markat kineze është shtuar nga lëvizjet e tyre më të shpejta në drejtim të modeleve elektrike inteligjente. Në 11 muajt e parë të vitit 2022, shitjet e automjeteve të markave kineze elektrike dhe me benzinë arritën në 10.48 milionë njësi, 24.2 për qind më shumë në baza vjetore.

nga VCG

nga VCG

Markat lokale ringjallin sektorin e automjeteve elektrike

Markat kineze të automobilave, veçanërisht markat e automjeteve elektrike, po shohin rritje të popullaritetit të tyre, duke lënë në hije prodhuesit e huaj të makinave në tregun më të mirë të automjeteve në botë.

Analistët thonë se kërkesa në rritje për markat kineze është shtuar nga lëvizjet e tyre më të shpejta në drejtim të modeleve elektrike inteligjente.

Prodhuesi kryesor kinez i makinave elektrike “Nio”, i cili pozicionohet si rival i BMW-së, shiti 122.000 automjete vitin e kaluar, 34 për qind më shumë në baza vjetore.

Në fund të muajit të kaluar, “Nio” zbuloi dy modele të reja me mikroçipet më të fundit dhe një numër sensorësh, si dhe teknologjinë më të fundit të ndërrimit të baterive të kompanisë.

nga VCG

nga VCG

Ato pritet të ndihmojnë kompaninë që të shesë më shumë se marka premium “Lexus” e Toyota-s në Kinë këtë vit, deklaroi kreu i “Nio”, William Li.

“Aion”, segmenti i makinave elektrike i “GAC Group”, në pronësi shtetërore, shiti 271.000 njësi në vitin 2022, 126 për qind më shumë në baza vjetore. “Aion” zbuloi së fundi sedanin e tij “Hyper GT”, i cili pritet të rivalizojë Modelin 3 të Tesla-s.

Kompania “BYD”, që përfundoi shitjet e makinave me benzinë në vitin 2022, tani është prodhuesi më i madh në botë i automjeteve me energji të re.

Kompania e automjeteve me energji të re me bazë në provincën Shenzhen pret që shitjet e saj në vitin 2022 të jenë në 2 milionë njësi. Në 11 muajt e parë të vitit që sapo lamë pas, shitjet e saj arritën në 1.628.297 njësi, 219.4 për qind më shumë në baza vjetore.

nga VCG

nga VCG

Shitjet e automjeteve me energji të re në Kinë kanë rritur pjesën e tregut të markave vendase, bëri të ditur Shoqata Kineze e Prodhuesve të Automobilave.

Në 11 muajt e parë të vitit 2022, shitjet e automjeteve të markave kineze elektrike dhe me benzinë arritën në 10.48 milionë njësi, 24.2 për qind më shumë në baza vjetore.

Markat lokale gëzonin një pjesë prej 49.2 për qind të tregut kinez nga janari në nëntor, më shumë se 5 pikë përqindjeje më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Blerësit kinezë të makinave preferonin markat e huaja, por markat dhe modelet nuk janë aq të rëndësishme për blerësit e makinave elektrike sa janë për njerëzit që blejnë makina me benzinë, tha Bill Peng, partner i “McKinsey”.

Trajektorja në rritje e markave kineze filloi rreth vitit 2020, kur ato përbënin më pak se 40 për qind të tregut. Popullariteti i tyre që atëherë ka ardhur në rritje, ndërkohë që markat e huaja po humbasin terren, pasi kanë vonuar të prezantojnë modelet elektrike.

Prodhuesi japonez i makinave “Nissan” shiti në Kinë 835.388 automjete “Venucia” dhe “Infiniti” në 11 muajt e parë të vitit të kaluar, me një rënie prej 19.1 për qind në baza vjetore.

nga VCG

nga VCG

Nissan-i lançoi modelin elektrik “Ariya” në Kinë në fund të shtatorit. Rreth 387 njësi u shitën në nëntor.

Markat e tjera të mëdha të huaja gjithashtu kanë qenë të ngadalta për modeletet e reja elektrike. Makina e parë elektrike e Toyota-s në Kinë erdhi në vitin 2022 dhe Ford-i ka vetëm një model elektrik në tregun kinez.

Yang Jing, partner në “Fitch Ratings”, tha se markat kineze po dominojnë segmentin e automjeteve me energji të re dhe po përcaktojnë kështu pritshmëritë e klientëve vendas, të cilët tashmë mendojnë se markat e huaja po mbeten pas.

Statistikat nga Shoqata kineze e Makinave të Pasagjerëve tregojnë se 12 nga 15 markat kryesore të automjeteve me energji të re që prodhonin makina në Kinë në 11 muajt e parë të vitit të kaluar ishin kineze. Tre përjashtimet ishin dy sipërmarrjet e përbashkëta kineze të Tesla-s dhe Volkswagen-it.

Automjetet me energji të re kineze po ndihmojnë në përmirësimin e avantazhit konkurrues të prodhuesve vendas të makinave.

China Daily

China Daily

Sipas hulumtimeve të “J.D. Power China” në vitin 2022, rreth 53 për qind e të anketuarve thanë se do të zgjidhnin automjetet kineze dhe 67 për qind e atyre që aktualisht i drejtojnë ato thanë se do të zgjidhnin përsëri markat kineze.