Zhvlerësimi i euros, çfarë sjell 2023!
2023-01-03 11:54:13

Kursi i këmbimit të Euros ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2022. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj jave Euro ra në nivelin e 112.83 lekëve, duke humbur më shumë se një pikë krahasuar me javët e kaluara. Që nga fillimi i muajit dhjetor, kursi i këmbimi Euro-Lek ka rënë me 3.45%, ndërsa që nga fillimi i vitit 2022 rënia ka arritur në 6.44%.

Minimumi historik i euros (Foto monitor.al)

Minimumi historik i euros (Foto monitor.al)

Përtej faktorëve të matshëm nga statistikat zyrtare, agjentët e tregut besojnë se prurjet e mëdha informale kanë një kontribut të rëndësishëm në ofertën e lartë valutore dhe në zhvlerësimin e Euros ndaj Lekut.

Forcimi i monedhës vendase ndaj Euros, që është njëkohësisht valuta kryesore në këmbimet tregtare të Shqipërisë, luan një rol pozitiv në drejtim të zbutjes së inflacionit. Analizat e Bankës së Shqipërisë kanë evidentuar se forcimi i Lekut është një nga faktorët që kanë zbutur presionet e forta inflacioniste nga jashtë dhe kanë bërë që Shqipëria të ketë një ndër normat më të ulëta të inflacionit në Europë. Forcimi i Lekut po favorizon edhe familjet shqiptare që kanë kredi në valutë të huaj të paguajnë më pak për të blerë valutën e nevojshme për shlyerjen e kësteve.

Për grupin mediatik të kinës ekspertja e ekonomisë Eriola Hoxha shprehet se së dunmi kemi rritje të interesave nga Banka e shqipërisë në mënyrë që ekonomia të mos shkoj në recesion.

Eriola Hoxha (Foto personale)

Eriola Hoxha (Foto personale)

“Përsa i takon rritjes së interesave që janë ndërmarrë së fundmi kjo është bërë në kuadër, pasi sipas këtij vendimk ekonomia shqipërisë nul shkon në recesion. Rritja e shpejtë e normave të interesit është e vetmja përgjigje që mund të japë banka qendrore dhe duke forcuar angazhimin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ky kurs veprimi do të kryejë kushtet e nevojshme monetare për të kontrolluar inflacionin dhe pritjet për të. Por pavarësisht kësaj ekonomia do të vazhdojë të rritet.”

Rënia e Euros është ndikuar edhe nga elementë të tjerë sporadikë, si vendimi i njërës prej bankave tregtare për të konvertuar një pjesë të kapitalit aksioner nga Euro në Lekë. Të gjithë këta faktorë po sjellin një zhvlerësim të paprecedent të Euros ndaj Lekut.

Shumica e agjentëve të tregut shprehen se gjatë gjithë vitit 2022 është vërejtur një ofertë e lartë valutore në treg. Kjo ofertë e lartë ka përcaktuar tendencën rënëse të Euros ndaj Lekut, pavarësisht shtrenjtimit të importeve në përgjithësi dhe blerjeve të mëdha të KESH në veçanti, si edhe blerjeve të planifikuara nga Banka e Shqipërisë, për nevojat e rezervës valutore. Forcimi i monedhës vendase ndaj Euros ka ndihmuar ekonominë shqiptare të amortizojë pjesërisht presionet e forta inflacioniste nga tregjet e jashtme të mallrave. Por, nga ana tjetër ky mbiçmim nga ndikuar negativisht sektorët eksportues të ekonomisë.

Renia-e-Euros (Foto monitor.al)

Renia-e-Euros (Foto monitor.al)

“Përsa i takon mbi çmimit të lekut në kursin e këmbimit ndaj euros dhe çmimet e kontrolluara të energjisë elektrike kanë luajtur rol të rëndësishëm në frenimin e inflacionit. Megjithatë presionet e huaja të çmimeve të mbështetur nga kërkesa në vend po rrisin kostot e prodhimit dhe sigurisht kjo situatë ka ndikuar në gjendjen e euros në raport me lekun në vend. ”

Sipas agjentëve të tregut, këtë javë vërehet një rritje e mëtejshme e ofertës valutore në treg, për shkak të sezonit te festive. Kjo është një tendencë pak a shumë e zakonshme sezonale, e lidhur me rritjen e turizmit hyrës dhe kthimin e emigrantëve për festat e fundvitit.

Nga ana tjetër investimet e huaja direkte kanë shënuar një rritje të ndjeshme, me 35%, megjithëse ato janë dominuar nga fitimet e riinvestuara. Në veçanti, një ndikim në rritje e prurjeve valutore kanë dhënë edhe investimet në rritje të huaja në tregun e pasurive të paluajtshme.

Në total, për 9 muaj Banka e Shqipërisë ka blerë zyrtarisht 96.4 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Blerjet janë kryer nëpërmjet ankandeve të planifikuara, për nevojat e rritjes së rezervës valutore të vendit. Sipas të dhënave ende jo zyrtare të mbledhura nga Monitor për blerjet e realizuara në tremujorin e fundit, vlerësohet për të gjithë vitin 2022 blerjet e Euros nga Banka e Shqipërisë kanë arritur në afërsisht 140 milionë euro.

Megjithë blerjet në shuma të konsiderueshme nga Banka e Shqipërisë dhe ato edhe më të larta nga Korporata Eleketroenergjetike Shqiptare (KESH), kursi i këmbimit të Euros ka pësuar një rënie të ndjeshme gjatë vitit 2022. Sipas kursit zyrtar të këmbimit që llogaritet nga Banka e Shqipërisë, të enjten Euro u këmbye me 113.4 lekë.

Zhvlersimi i euros (Foto monitor.al)

Zhvlersimi i euros (Foto monitor.al)

Kursi i Euros u rimëkëmb disi pas rënies së fortë që pësoi më datë 28 dhjetor dhe agjentët e tregut mendojnë se mund të ketë pasur një ndërhyrje të Bankës së Shqipërisë për të thithur pjesërisht ofertën shumë të madhe të monedhës europiane në treg. Megjithatë, gjatë vitit 2022, Euro ka pësuar një zhvlerësim të ndjeshëm me 6% në kursin e këmbimit me Lekun.

Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë ka parashikuar gjithsej 16 ankande të blerjes së euros, që do të zhvillohen mes datës 17 shkurt dhe 20 dhjetor. Vlera e blerjeve të euros parashikohet në intervalin midis 160 dhe 220 milionë eurove, në rritje të konsiderueshme krahasuar me shifrat e pritshme të këtij viti. Në fund të muajit tetor, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 4.96 miliardë eurove, në rritje me 17.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.