Kthehen emigrantët, fluks në Kapshticë e Qafë Thanë
2023-01-03 11:48:38

Foto nga RTSH

Foto nga RTSH

Emigrantët të cilët u rikthyen në Shqipëri për festat e fundvitit kanë nisur të largohen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë, duke shkaktuar një fluks të madh në pikat kufitare.

Më 1 janar, më shumë se 4521 persona kanë dalë nga Shqipëria, bën të ditur “RTSH”.

Fluksi më i madh është regjistruar në Kapshticë, ku më 1 janar dolën 2617 persona, ndërsa në Qafë Thanë në ditën e parë të vitit dolën 1904 shtetas. Fluks ka pasur edhe në Kakavijë, ku pala shqiptare po punon me 5 sportele.

Përtej fluksit të madh të lëvizjeve që karakterizon këtë periudhë pas festave, deri më tani nuk paraqitet asnjë problematikë. (Elona)