Foto nga VCG
Pasi Kina optimizoi dhe rregulloi politikat e saj kundër epidemisë në fund të vitit të kaluar, rendi ekonomik dhe shoqëror është rivendosur me një ritëm të përshpejtuar. Bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi e ka mirëpritur këtë si një nxitje pozitive për ekonominë globale. Megjithatë, ato vende, të përfaqësuara nga Shtetet e Bashkuara, që i kishin kërkuar Kinës të "lironte" kufizimet më parë, tani janë të pakënaqura dhe po kufizojnë kinezët. Ato njoftuan miratimin e një politike të kufizimit të hyrjes së udhëtarëve nga Kina, me arsyetimin se situata epidemike e brendshme në Kinë "mund të çojë në variante të reja të virusit".
"I pakuptimtë" - "Washington Post" kohët e fundit citoi një numër ekspertësh epidemiologjikë, të cilët e kritikuan vendimin e qeverisë amerikane si "joshkencor, i paarsyeshëm dhe në drejtim të gabuar". Disa analistë vunë në dukje se kjo është një tjetër farsë politike kolektive nga disa vende, të cilët duan ta fajësojnë Kinën edhe një herë për epideminë, në mënyrë që ta frenojnë dhe izolojnë atë.
Foto nga VCG
Nga pikëpamja shkencore, shtamet që po përhapen aktualisht në Kinë janë kryesisht BA.5.2 dhe BF.7, të cilat janë përhapur më parë në mbarë botën. Kjo do të thotë se kudo mund të shfaqen variante të reja. Cili është qëllimi i kufizimit të hyrjes së turistëve kinezë? Epidemiologia e OBSh-së Maria van Kerkhoff vuri në dukje se aktualisht ka më shumë se 500 nënvariante të “Omicron”-it që po qarkullojnë në mbarë botën. "Washington Post" vuri në dukje: "Një pasardhës i ri i ‘Omicron’-it, XBB.1.5, është përhapur në Nju-Jork dhe në verilindje të Shteteve të Bashkuara." Ekspertët shëndetësorë nga shumë vende besojnë se nuk ka nevojë të vendosen kufizime hyrëse për turistët kinezë. Rregullave përkatëse të disa vendeve të Evropës dhe Amerikës së Veriut jo vetëm që u mungon baza shkencore, por edhe ato shpërfillin faktet e parandalimit të epidemisë dhe janë edhe më të padobishme për sa i përket efektit.
Foto nga VCG
Nga pikëpamja e arsyes, patogjeniteti dhe virulenca e nënvarianteve të tanishme të ‘Omicron’-it janë dobësuar ndjeshëm dhe janë shfaqur ndryshime të reja në situatën epidemike. Në bazë të përmirësimit të vazhdueshëm të trajtimit mjekësor, zbulimit të patogjenëve, vaksinimit dhe aftësive të tjera, Kina ka optimizuar në mënyrë proaktive masat e parandalimit të epidemisë sipas kohës dhe situatës, çka është në kohë dhe e nevojshme. Nga një këndvështrim global, të gjitha vendet do të kalojnë një periudhë përshtatjeje kur rregullojnë politikat e tyre të parandalimit të epidemisë dhe rregullimi i politikës së Kinës për parandalimin e epidemisë nuk bën përjashtim. Në kontekstin e lehtësimit të masave për parandalimin e epidemisë në shumicën e vendeve të botës, pse disa vende fokusohen vetëm te Kina si një objektiv kryesor parandalues? Jeffrey Sharman, epidemiolog në Universitetin e Kolumbias në Shtetet e Bashkuara, beson se një gjë të tillë është "e paarsyeshme". Qendra Evropiane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se ishte "e paarsyeshme" të testoheshin udhëtarët nga Kina për virusin.
Foto nga VCG
Duket se në logjikën politike të një grupi njerëzish, në Evropë dhe ShBA, qoftë nëse Kina “lehtëson” apo “nuk lehtëson”, e ka gjithmonë gabim. Farsat e tyre të trasha politike po përpiqen të krijojnë një raund të ri ndarjeje dhe kundërvënieje, i cili do ta pengojë seriozisht botën të dalë sa më shpejt nga hija e epidemisë.
Tani Kina është në periudhën e përshtatjes së politikës së parandalimit të epidemisë. Megjithëse përballet me vështirësi dhe sfida, situata epidemike është përgjithësisht e kontrollueshme, ekonomia në rajone të ndryshme po rimëkëmbet me shpejtësi, gjallëria shoqërore po çlirohet dhe drita e agimit po duket. Në veçanti, Kina ka miratuar një sërë masash për të lehtësuar shkëmbimet e personelit, të cilat janë mirëpritur nga shumë vende.
"Tre vjet, Tajlanda e mahnitshme ju pret prej tre vjetësh!" Zyrat e turizmit të vendeve dhe ambasadave të ndryshme në Kinë u dërguan ftesa turistëve kinezë në “Weibo”. Ky është zëri kryesor i botës. Truket e vjetra të “antiepidemisë politike” të disa vendeve nuk do të gjejnë treg dhe bota pret më shumë solidaritet e bashkëpunim.