Bonusi i bebes u jepet 11 fëmijëve të parë të vitit, Rama: Vijon mbështetja
2023-01-03 13:53:18

 Bonusi i bebes (Foto RTSH)

Bonusi i bebes (Foto RTSH)

11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të vitit 2023 janë mbështetur nga programi i bonusit të bebes.

Përmes një postimi në “Facebook”, kryeministri Edi Rama bëri të ditur se gjatë vitit 2022 u mbështetën 42.060 fëmijë, ndërsa shtoi se bonusi i bebes do të vijojë të jepet edhe përgjatë vitit 2023.

“Me bonusin e bebes për 11 fëmijët e parë që erdhën në jetë në ditën e parë të Vitit të Ri, ashtu sikurse u mbështetën 42.060 fëmijë gjatë vitit 2022 e do të vijojnë të mbështeten me këtë program, ju uroj një vit të mbarë e të shëndetshëm”, - shkruan kryeministri. (Elona)