CMG-ja synon nxitjen e shkëmbimeve mes qytetërimeve
2023-01-02 18:43:15

 

Në ditën e parë të vitit të ri 2023, presidenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong mbajti një fjalim me rastin e Vitit të Ri për publikun e huaj, duke u zotuar se institucioni mediatik që ai drejton, më i madhi në Kinë, do të vijojë të nxitë shkëmbimet mes qytetërimeve, për të marrë përsipër misionin e medias për të promovuar vlerat e përbashkëta të të gjithë njerëzimit.

Sipas tij, vjet, CMG-ja ka përmirësuar rrjetin global të mbledhjes së lajmeve, duke e rritur numrin e gjuhëve në të cilat ofron shërbime nga 44 në 68, duke mbuluar 233 vende dhe rajone në mbarë botën.

CMG-ja u krijua në vitin 2018 në bazë të Televizionit Qendror të Kinës, Rrjetit Global Televiziv të Kinës, Radios së Jashtme të Kinës dhe Radios Kombëtare të Kinës.