Foto nga VCG
“Trafiku është shfaqur prapë në rrugët e Pekinit, turistët po nxitojnë të rezervojnë bileta udhëtimi jashtë vendit, biznesi po rritet prapë”; "Njerëzit presin në radhë për aktivitetet e fundjavës në ‘Disneyland’ të Shangait e ‘Universal Resort’ të Pekinit dhe numri i klientëve në hotelet e resorteve është rritur shumë"; "Në qendrat tregtare të Pekinit janë kthyer pjesërisht turmat dhe sistemi shëndetësor i Pekinit është gati të shohë dritë në fund të tunelit"...
Këto janë vëzhgimet e fundit mbi Kinën nga media si “Financial Times”, “Reuters” dhe EFE. Përmbajtje të tilla si "jeta e kinezëve po kthehet në normalitet" dhe "në Pekin e Shangai po rishfaqet gjallëria e jetës" kanë pushtuar faqet e rëndësishme të shumë mediave të huaja.
Foto nga VCG
Si është gjendja në Kinë pas rregullimit të politikës kundër pandemisë? Kjo ka tërhequr vëmendje të madhe.
Kohët e fundit, politika e parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Kinë është rregulluar dhe fokusi i saj ka ndryshuar, ndërsa parandalimi e kontrolli i epidemisë ka hyrë në një fazë të re. Ky rregullim bazohet në të kuptuarit e patogjenitetit të sëmundjes, nivelit të imunitetit të popullsisë, aftësisë përballuese të sistemit shëndetësor dhe masave të marra në sektorin e shëndetit publik. Në tre vjetët e fundit që nga shpërthimi i epidemisë së koronavirusit të ri, Kina ka publikuar me radhë nëntë versione të planit të parandalimit dhe kontrollit, 20 masa optimizimi e "dhjetë masat e reja" dhe ka zbatuar "kontrollin e COVID-19 sipas kategorisë B të sëmundjeve infektive" nga 8 janari. Të gjitha këto janë një rregullim i përshtatshëm, shkencor e në përputhje me gjendjen e tanishme të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë në Kinë.
Foto nga VCG
Qeveria kineze vë gjithmonë njerëzit e jetën në plan të parë, i përmbahet parandalimit dhe kontrollit shkencor e të saktë dhe optimizon e përshtat masat e parandalimit dhe kontrollit sipas kohës dhe situatës, në mënyrë që të mbrojë sigurinë dhe shëndetin e popullit në masën më të madhe. Kjo ka çuar në lulëzimin dhe fuqinë e tanishme të Kinës.
Dalja nga mjegulla e pandemisë është pothuajse afër dhe njerëzit janë ende duke e përpjekur me vendosmëri për të triumfuar. "Tani puna e kontrollit epidemik ka hyrë në një fazë të re. Është një kohë që kërkon edhe më shumë punë, kur të gjithë janë duke bërë përpjekjet e veta. Le të shtojmë edhe më shumë forcat në këtë betejë. Këmbëngulja dhe bashkimi do të sjellin fitore." Këto fjalë të presidentit kinez Xi Jinping në mesazhin e tij të urimit të Vitit të Ri i ka sjellë besim të çmuar Kinës dhe botës.
Foto nga VCG
Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike e mbajtur jo shumë kohë më parë propozoi përmirësimin e punës ekonomike të Kinës në vitin 2023 me gjashtë "plane të përgjithshme më të mira". Midis tyre, përparësi kryesore është "bashkërendimi më i mirë i parandalimit dhe kontrollit të epidemisë me zhvillimin ekonomik e shoqëror". Mund të pritet që në vitin e ri rendi ekonomik dhe shoqëror në Kinë të rivendoset shpejt dhe jeta e popullit kinez të kthehet në normalitet.
Në një koment të Grupit Mediatik të Kinës (CMG) thuhet se, për botën, rimëkëmbja e Pekinit dhe Shangait është si një “dozë përforcuese” dhe se ekonomia botërore ka nevojë për një siguri të tillë më shumë se kurrë. Gazeta amerikane "Baron's Weekly" deklaroi se Kina është e vetmja ekonomi e madhe në botë që pritet të arrijë rritje të PBB-së në vitin e ardhshëm, gjë që do të ndihmojë në ngadalësimin e rënies së ekonomisë botërore në recesion. Rrjeti televiziv amerikan CNBC parashikon se do të ketë një bum konsumi në Kinë. “Kthimi i ekonomisë kineze në zhvillimin normal është siguria më e madhe në botë në vitin 2023”; “Kina pritet të bëhet një forcë e rëndësishme për të rritur gjallërinë e ekonomisë globale”... Nga këto gjykime unanime, mund të shihet se ndërsa modeli i ekonomisë botërore ka arritur në një pikë kritike, rimëkëmbja dhe prirja e rritjes e ekonomisë kineze do të sjellë përfitim të madh për botën.