Tong Xiaolin, kërkon harmoninë në larmi midis mjekësisë tradicionale kineze dhe asaj perëndimore
2022-12-31 20:56:04

Tong Xiaolin/ foto nga "163.com"

Tong Xiaolin/ foto nga "163.com"

Në vitin 2019, 63-vjeçari Tong Xiaolin u bë i vetmi akademik i Akademisë së Shkencave të Kinës me specialitetin e mjekësisë tradicionale kineze (MTK) në 64 vite histori të saj. Ai theu monopolin e barnave perëndimore në përballimin e diabetit dhe quhet “njeriu i parë i përballimit të diabetit me medikamente tradicionale kineze”. Gjatë luftës kundër COVID-19 në qytetin Wuhan në fillim të vitit 2020, Tongu shkoi në frontin e parë dhe formula bimore nr. 1 kundër epidemisë, e krijuar nga grupi i tij, u përdor për afro 800 mijë doza.

Përballimi i epidemive akute me MTK

Në vitet ‘80-të të shekullit të kaluar, në zonën veriore të provincës Jiangsu të Kinës Lindore shpërthyen ethet hemorragjike epidemike. Atëherë, Tong Xiaolin studionte në qytetin Nankin për doktoraturën. Si anëtar i grupit të mësuesit të tij Zhou Zhongying, Tongu mori pjesë në mjekimin gjatë epidemisë. Pas menaxhimit të këtij grupi të MTK-së, vdekshmëria e të infektuarve nga kjo epidemi u ul nga 7.66 për qind në 1.11 për qind. Ky rezultat përfaqëson nivelin më të përparuar të atëherëshëm të Kinës në mjekimin e etheve hemorragjike epidemike.

Në vitin 2003, kur në Kinë u përhap epidemia SARS, Tongu pati sukses të dukshëm në shërimin e 248 të prekurve vetëm me MTK-në, pa përdorur asnjë hormon, imunomodulator, antibiotik apo barna antivirale.

Në vitin 2020, në fillim të përhapjes së epidemisë së COVID-19, Tongu, në krye të një grupi, shkoi në Wuhan për pjesëmarrjen në luftën kundër epidemisë. Kundrejt tiparit të mjedisit të ftohtë dhe të lagësht atje, ai kërkoi dhe zhvilloi “formulën bimore nr.1 kundër virusit”, duke përgjithësuar “modelin e Wuhchang-ut” ndërmjet formulës së përgjithshme bimore, platformës qeveritare dhe internetit. Ky model mund të përdoret si përvojë për parandalimin e kontrollin në lagje të incidenteve të mëdha të shëndetësisë publike me MTK-në dhe për integrimin e mjekësisë perëndimore me MTK-në në lagje. Në vitin 2022, Tongu shkoi edhe në Hong-Kong dhe hapi një rrugë të re për këtë rajon në përballimin e epidemisë me MTK.

Tong Xiaolin/ foto nga "163.com"

Tong Xiaolin/ foto nga "163.com"

Forcimi i sistemit të mjekimit në zonat rurale me MTK

Herë pas here, nga faktet e përballimit të epidemisë, Tong Xiaolin ka vërtetuar se MTK-ja ka vlerë të madhe në përballimin e epidemive akute. Por përpjekjet e tij nuk mbeten vetëm tek epidemia akute, ai shpreson që MTK-ja të luajë rol më të madh në sistemin bazë të mjekimit në Kinë. Tong Xiaolin është i mendimit se mjekët në fshat kanë luajtur rolin kyç në sistemin e mjekimit të Kinës. Ndryshe nga vende të tjera, Kina ka një numër të madh të banorëve në zonat rurale. Sipas regjistrimit të 7-të të popullsisë në vitin 2021, ndër 1.4 miliardë mbi 500 milionë jetojnë në fshat dhe një pjesë e konsiderueshme prej tyre janë të moshuar, gra dhe fëmijë. Ndërkohë, janë relativisht të pakta burimet mjekësore në zonat rurale. Tongu mendon se mjekët në fshat, që jetojnë e punojnë më afër me banorët ruralë, janë garancia e mjekimit të tyre dhe mund të kontrollojnë me të vërtetë sëmundjet që në fazën e hershme.

Kështu, Tong Xiaolin paraqiti programin e promovimit të mjekimit rural me titull “çdo fshat ka një mjek të MTK-së”, në përgjigje të thirrjes vendit për “Kinën e Shëndetshme”. Sipas këtij programi, do të nxitet përgatitja e një numri të madh mjekësh në fshat ndërmjet lidhjes së arsimit të MTK-së me praktikën e mjekimit në zonat rurale. Në këtë mënyrë talentet e MTK-së do të shpërndahen në mënyrë të arsyeshme dhe do të zgjidhet në mënyrë rrënjësore vështirësia e banorëve ruralë për mjekim.

 “Përkthimi” i MTK-së me gjuhën moderne

Historikisht mjekësia tradicionale kineze kishin luajtur rol kyç në jetën e kinezëve, por gjatë gjysmëshekullit të fundit, Kina ka zbatuar sistemin e mjekimit kryesisht mbi bazën e mjekësisë perëndimore. Tani në Kinë banorët e thjeshtë e kanë të vështirë të kuptojnë përmbajtjen konkrete të MTK-së, për shkak të termave të pakuptueshme dhe si pasojë, kjo mjekësi e lashtë nuk mund të përhapet më gjerësisht dhe të luajë rol më të madh në jetën e përditshme të tyre.

Në këtë rrethanë, Tong Xiaolin ka theksuar se duhet ta “përkthejë” sistemin e MTK-së, që duket misterioz, me gjuhën moderne. Sipas tij, pavarësisht nga dialogu midis teorisë së lashtë të MTK-së dhe praktikës së saj të sotme, apo dialogut mes MTK-së dhe mjekësisë perëndimore, duhet një proces “përkthimi”. Ndërsa puna e Tongut është pikërisht shpjegimi i mjekësisë e farmaceutikës tradicionale kineze me gjuhën moderne dhe vërtetimi i efektivitetit dhe i mekanizmit të tyre nëpërmjet metodës kërkimore të shkencës moderne, që të afrohet distanca midis dy mjekësive dhe të realizohet në fund modernizimi i MTK-së. Tongu dëshiron që MTK-ja të kuptohet nga më shumë kinezë dhe të pranohet nga mjekësia moderne.

Tongu po e realizon dëshirën e tij me veprime konkrete. 

Tong Xiaolin/ foto nga "163.com"

Tong Xiaolin/ foto nga "163.com"

Mjekimi i diabetit me MTK-në

Për mjekimin e diabetit, metoda e mjekësisë perëndimore ka luajtur rolin kryesor, ndërsa MTK-ja vetëm rol ndihmës. Para rreth 20 viteve, kur ishte drejtor i Departamentit të Diabetit me MTK-në në Spitalin e Miqësisë Kinë-Japoni, Tongu paraqiti idenë që të ulte glukozën në gjak vetëm me medikamente tradicionale kineze, duke u përballur me dyshime dhe madje tallje. Mendohet se dobësia e MTK-së është ulja e treguesve. Tradicionalisht, diagnostikimi dhe mjekimi me MTK-në bazohet në diferencimin e sindromit, një nga parimet thelbësore e MTK-së dhe gjithashtu një nga karakteristikat e saj. Por për këtë metodë tradicionale mungon treguesi objektiv, për shembull për diabetin, tensionin e lartë të gjakut, hiperlipideminë etj., MTK-ja nuk ka treguesit objektiv për farmaceutikën, prandaj nuk mund të bëhet vlerësim konkret për efektivitetin e medikameneteve tradicionale kineze dhe kjo shkakton dyshimin e njerëzve për efektivitetin e MTK-së.

Për zgjidhjen e këtij problemi, Tong Xiaolin krijoi teorinë e diagnostikimit dhe mjekimit në bazë të gjendjes së sëmundjes dhe të barnave të përpikta. “Për shembull, kur treguesi i hemoglobinës së glukoziluar është në 7-8, do të përdoren 15 gram bar Huanglian, ndërsa për treguesit në 8-9, 30 gram,” - shpjegon Tongu. Me përpjekjet e tij, u krijua sistemi i diagnostikimit e mjekimit të diabetit me MTK, duke zgjidhur problemin historik që MTK-ja nuk mund të ulë glukozën në gjak. (Wang Lei/ Laçi)