Fosilet e dinozaurëve zbulohen në Yunnan të Kinës
2022-12-31 17:58:16

Fosilet e dinozaurëve janë zbuluar në nëntë lokacione në provincën Yunnan të Kinës jugperëndimore që nga fundi i vitit 2020, bëri të ditur zyra e informacionit e administratës në Yunnan.

Një gërmim urgjent i këtyre fosileve të dinozaurëve do të ndërmerret së shpejti nga Instituti i Paleontologjisë dhe Paleoantropologjisë së Vertebrorëve, në kuadër të Akademisë Kineze të Shkencave, shkruan “Xinhua”.

Fosilet, të gjendura në qytetin e Lufeng, Wuding County dhe Shuangbai County të Prefekturës Autonome Chuxiong Yi, përkatësisht, nuk ishin të vendosura shumë thellë në tokë dhe format e eshtrave mund të njihen lehtësisht, tha Chen Jun, zëvendësdrejtor i departamentit provincial të burimeve natyrore, duke shtuar se disa fosile janë ekspozuar në sipërfaqe për shkak të shiut.

Një studim paraprak tregoi se një grup i fosileve të dinozaurëve në qarkun Shuangbai daton në periudhën e mesme dhe të vonë Jurasike, ndërsa të tjerët janë nga periudha e hershme Jurasike.

Më shumë se 410 grupe të fosileve të dinozaurëve janë zbuluar në Chuxiong që nga viti 1938. (Irma)