Në sallën e koncerteve “Tonin Harapi” të Liceut Artistik “Jordan Misja” në Tiranë u zhvillua në dhjetor Finalja e Festivalit të Aktrimit të Rinisë, Edicioni i gjashtë i titulluar: "Festivali i Aktrimit Jehon Rinia Shqiptare Triumfon”. Ky festival për të rinjtë, i realizuar me katër disiplina të aktrimit tradicional me interpretim në gjuhën shqipe, e ka nisur këtë aktivitet si traditë për të spikatur sa më shumë talente në këto gjini të artit. Katër disiplinat e aktrimit si, disiplina e Kinematografisë, disiplina Teatrale, e Dramës dhe e Humorit Bashkërealizuesit e këtij aktiviteti janë Shoqata Kulturore Artistike "Jehona Shqiptare" Shqipëri, Dega Kosovë me President Prof. Jakup Krasniqi ,në bashkëpunim me degët brenda vendit dhe në Diasporë, kudo ku jetojnë shqiptarët nëpër botë. Në këtë festival konkuruan mbi 15 grupe artistike dhe 30 interpretues në role të ndryshme aktrimi, ku për 6 orë konkuruan grupe dhe individual të rinjtë e talentuar shqiptarë. Moderatorë të festivalit ishin gazetarët e njohur Sava Lena dhe Gazmend Agaj. Për Radio Ejani tregon rreth këtij aktiviteti autorja e festivalit Zamira Korançe, njëherësh Presidente e Shoqatës Kulturore Artistike "Jehona Shqiptare”.
CMG: Përshëndetje Zamira dhe urime për festivalin!
Zamira Korançe: Përshëndetje dhe faleminderit për urimin! Mirë se ju gjeta në këtë program kulturor, ku radio është një dritare e hapur për të gjithë shqiptarët, sidomos kur në thelb ka artin dhe kulturën!
CMG: Sapo ka përfunduar edicioni i gjashtë i Festivalit të Aktrimit të Rinisë, a shkoi gjithçka sipas pritshmërive?
Zamira Korançe: Ka pak që kemi përfunduar edicionin e gjashtë të Festivalit të Aktrimit të Rinisë brenda kufijve, por edhe kudo ku jetojnë shqiptarët në Diasporë. Festivali kishte larmishmëri ngjyrash me katër disiplinat e aktrimit si, disiplina e Kinematografisë, disiplina Teatrale, e Dramës dhe e Humorit. Në këtë edicion të gjashtë të titulluar “Festivali i Aktrimit Jehon, Rinia Shqiptare Triumfon”, ku vërtetë triumfoi ashtu siç ka triumfuar gjithmonë embrioni i vendit tone dhe kjo është më e rëndësishme në këtë festival, ndjehem krenare që gjithçka u mbyll si duhej dhe si autore e këtij projekti admiroj rezultatin. Ky festival ka Presidente Nderi të të gjitha eventeve Kulturore Artistike të Shoqatës Jehona Shqiptare, Nderin e Kombit Margarita Xhepa. Ndjehem krenare që e kam patur gjithmonë në krah për më shumë se një dekadë, ku promovojmë rininë, fëmijët me Festivalin Folklorik me 5 disiplina të folklorit tradicional të larmishëm, mund të them botëror sepse kam qenë në shumë aktivitete ndërkombëtare gjatë këtyre 16 viteve.
CMG: Shoqata Jehona Shqiptare, ka mbi një dekadë që merret me aktivitete të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, por si lindi ideja për realizimin e këtij festivali, i cili ka patur shumë interes?
Zamira Korançe: Nuk është e lehtë të realizosh një Festival mbarëkombëtar me katër disiplina, ka shumë lodhje. Ideja e këtij projekti lindi në vitin 2017, ku sapo kishim përfunduar Festivalin Folklorik të fëmijëve dhe Nderi i Kombit Margarita Xhepa, Bujar Asqeriu Mjeshtër i Madh dhe shumë artistë të tjerë më thonin për të hartuar një projekt të tillë. Kjo ide lindi se po shteronin disiplinat e artit dhe aktrimit dhe kjo ishte një mënyrë e mirë për të promovuar të rinjtë si dhe që të mbjellim aktimin. Më pëlqeu ideja dhe nuk hezitova, e dërgova tek të drejtat e autorit dhe deri në momentin që mora të drejtën e autorësinë nuk e nisa festivalin. Kam punuar gjithmonë me shpirt, dhe me ndihmën e Zotit dhe të stafit të mrekullkueshëm dhe çdo gjë ka patur sukses!
CMG: Si operoni ju si shoqatë me degët e tjera si brenda dhe jashtë vendit?
Zamira Korançe: Ne si Shoqata Kulturore Artistike Jehona Shqiptare jemi mbledhur me një grup prej 11 anëtarësh që janë aktorë e artistë të njohur, kam zbatuar rregullin për këtë aktivitet që çdo konkurent duhet të paraqitet me materiale 100 për qind shqiptare. Eventin e parë e realizuam në Tetovë, bashkë me Reshat Arbanën “Nderi i Kombit”, që është dhe bashkëthemelues në “Jehonën Shqiptare”. Më pas na ftuan në Gjermani, Greqi, Spanjë, Turqi, Austri, duke dhënë koncerte pafund si dhe formuam Ansamblin Artistik dhe jepnim koncerte anë e mbanë Shqipërisë, por edhe në Mal të Zi, në Maqedoninë e Veriut, kudo ku ka shqiptarë. Ne si shoqatë realizojmë edhe Festivalin Poetik ku po ecim për edicionin e gjashtë, i cili kërkon katër muaj përgatitje. Nisim me lajmërimin që më datë 21 dhjetor dhe realizohet në 21 Mars, që është edhe dita botërore e poetëve, Festivali i “Jehonës Poetike Shqiptare” anembanë botës titullohet "Antologjia poetike kombëtare e jehonës shqiptare”. Më 19 shkurt hapet Festivali i Folklorit të Fëmijëve dhe finalizohet më 19 qershor, ku marrin pjesë fëmijë nga mosha 5- 15 vjeç në diasporë, ku vijnë nga Anglia dhe SHBA pasi kemi emëruar përfaqësues të degëve, të cilët i sjellin në konkurim në Tiranë. Festivali Folklorik i Fëmijëve me të drejtat e autorit, vijon me edicionin e tij të nëntë të titulluar “Urime Talent të Rinj, Bijtë e Bijat e Nënës Shqipëri”.
Fëmijët tanë janë talentë të lindur, madje një herë na ka ardhur konkurenti më i vogël 4 vjeç nga Austria, por ai kur doli me duart e tij të vogla bëri shqiponjën duke folur në shqip, mezi shqiptonte fjalët: “Unë dua të vdes në tokën shqiptare” . Ai fëmijë më është rrënjosur në mendjen time, më ka dhënë kënaqësi, më ka dhënë zemër. Kjo është një mënyrë që fëmijët tanë të mos e harrojnë gjuhën shqipe kudo që janë, madje ne kemi futur edhe poezi folklorike, që të gjithë fëmijët kudo ndodhen të vijnë të përshëndesin në gjuhën shqipe në Tiranë. Në aktivitetetin që kam realizuar më kanë ardhur fëmijë nga 15 shtete të veshur me kostume popullore, në këto evente që zgjasin rreth gjashtë orë sepse i mbledh në një ditë. Gjithçka i realizoj falas dhe kjo është kënaqësia më e madhe shpirtërore që më përmbush.
CMG: Cili është misioni juaj?
Zamira Korançe: Misioni ynë është që të promovojmë vlerat kombëtare si trashëgimore, kulturore, arsimore, humane, si shoqëri civile të mbrojmë të drejtat tona. Mision tjetër është bamirësia dhe në finalen e Festivalit të Aktrimit ne kishim një grup amator të fëmijëve me aftësi ndryshe, të cilët shprehën një mesazh me gjuhën e shpirtit. Presidentja e Shoqatës Artistike “Jehona Shqiptare” në Britaninë e Madhe Bujana Malaj, u premtoi që do bënte diçka për këta fëmijë. Përpara se të largohej nga Shqipëria, ajo mblodhi në sallën Artistike të Jehonës Shqiptare Fëmijët me Aftësi Ndryshe, ku ishin shumë persona përshëndetës. Ajo arriti të realizonte aty një humanizëm, duke u dhuruar diçka këtyre fëmijëve për festat, ku ishin të pranishëm rreth 45 fëmijë me aftësi ndryshe, ndaj e meriton këtë titull “Humanizmi buron nga shpirti”.
Doja të përshëndesja për mbarëvajtjen e festivalit si bashkërealizues, institucionin e Bashkisë Tiranë që na mundësoi realizimin e festivalit në sallën e koncerteve "Tonin Harapi" të Liceut Artik "Jordan Misja". Përshëndes Presidentin e Lëvizjes Atdhetare “Krahët e Shqipes” Altin Disha, i cili ndodhet në Londër, si dhe një falenderim i veçantë për profesoreshë Monda Hamitaj që është gjithmonë e pranishme me shpirtin e saj, por dhe Xhemi Nukshiqi ku në postfestival ishte me fëmijët me aftësi ndryshe.
CMG: Faleminderit për intervistën! Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri dhe suksese në aktivitete të tjera!
Zamira Korançe: Ju falenderoj dhe ju uroj suksese! Gëzuar Vitin e Ri dhe qoftë një vit i mbarë, plot shëndet e begati për të gjithë!
Në edicionin e gjashtë të Festivali të Aktrimit të Rinisë u ndanë disa çmime për katër disiplinat. Kryetarja e Jurisë “Nderi i Kombit” Margarita Xhepa, Presidente nderi në “Jehonën Shqiptare”,certifikuese e fituesve, ndau këto çmime:
Çmimet e interpretimit të Kinematografisë:
Çmimi i tretë: Shkolla “Hajdar Zogu”
Çmimi i dytë: Shkolla “28 Nëntori” dhe Aurora Koleci “Jam bija jote shqiptare, më beso” me autore Mimoza Hamitaj
Çmimi Parë i Kinematografisë: Grupi "Zëri Llapushës" Kosovë
-Çmimet e disiplinës së Dramës, që u ndanë nga presidenti i Festivalit në juri Xhevat Limani janë:
Çmimi i tretë: Grupi i fëmijëve me aftësi ndryshe
Çmimi i dytë: Fiorida dhe Fiorela Kofsha
U ndanë dy Çmime të para të Dramës, një për, Grupin e vajzave “Kaltërsia” Kaltrina, Elisa Hyseni dhe Ermela Kadrija,
Çmimi tjetër i parë ishte për Lean Nikollin.
Çmimet e disiplinës Teatrale u ndanë nga anëtari i jurisë Kliti Roshi:
Çmimi i tretë: Shkolla “Fiqiri Dine” Maqellarë tre talentet nga Bulqiza Lea, Enfjona dhe Lisjana Nikolli
Çmimi i dytë: Q.K. Ulqin dhe shkolla “28 Nëntori” Dibra e Madhe,
Çmimi parë: Teatral ju dorëzua Shkollës "Hajdar Zogu" Tapizë dhe Arben Qoku. Çmim i parë ishte për Grupin e Peqinit përfaqësuar nga regjisore Behije Tufa.
Çmimi për disiplinën e Humorit u nda nga anëtari i jurisë Xhon Luga:
Çmimi i tretë: Shkolla “Hajdar Krasniqi” Zëri i Llapushës -Malishevë
Çmimi i dytë: Shkolla “Hajdar Zogu”
Çmimi i parë: Mariza Alhasa “Kaltërsia” Kamëz
Intervistoi: Sava Lena