Publikohen fjalët promovuese të Galasë së Festës së Pranverës 2023 të CMG-së
2022-12-30 13:39:30

Të premten u publikuan fjalët promovuese të Galasë së Festës së Pranverës 2023 të Grupit Mediatik të Kinës (CMG).

Në vigjiljen e Festës së Pranverës (Vitit të Ri Kinez), do të shfaqet Galaja e Festës së Pranverës 2023 e CMG-së. Kjo gala me histori 40-vjeçare është programi televiziv me shikuesit më të shumtë në glob i përfshirë në Rekordet Botërore “Guinness” dhe është bërë një zakon i ri i kremtimit të Vitit të Ri Kinez nga të gjithë kinezët në botë.

Shikuesit do të kënaqen me qytetërimin e mrekullueshëm 5000-vjeçar kinez dhe do të ndiejnë shpirtin e gjallë të popullit kinez dhe dëshirat e mira të miliona familjeve për festën nëpërmjet shfaqjeve të shumëllojshme, si këngë, valle, opera, numra akrobacie e skeçe.

Galaja e Festës së Pranverës 2023 e CMG-së do të nisë të shfaqet në orën 8 të mbrëmjes më 21 janar 2023. “Pavarësisht në cilin kënd të botës ndodheni, mund të shikoni shfaqjen më madhështore televizive të vitit. Shihemi atëherë!” (Fani)