Xi Jinping-u mban fjalim të rëndësishëm në festën e KKPPK-së për Vitin të Ri
2022-12-30 20:53:28

foto/VCG

foto/VCG

Komiteti Kombëtar i Konferencës Konsultative Politike të Popullit Kinez (KKPPK) mbajti një festë për Vitin e Ri, në të cilën presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim të rëndësishëm.

Në këtë festë të mbajtur të premten paradite, ishin të pranishëm, përveç presidentit Xi dhe liderëve të tjerë, edhe përfaqësues të personave pa parti, drejtues të Federatës Mbarëkineze të Industrisë e Tregtisë dhe përfaqësues nga të gjitha sferat e jetës.

Në fjalim, Xi Jinping-u theksoi se 2023-shi është viti i parë i zbatimit plotësisht të frymës së Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës. “Fillimi lidhet me situatën e përgjithshme, dhe fillimi përcakton të ardhmen. Ne duhet të përballojmë sfidat me frymë luftarake, të krijojmë të ardhmen me përpjekje, të realizojmë qëllimet dhe detyrat e mbarë vitit dhe të hedhim një themel të mirë për realizimin e Objektivit të Njëqindvjetorit të Dytë,” theksoi ai.

Presidenti Xi vuri në dukje gjithashtu se 2022-shi ishte një vit jashtëzakonisht i rëndësishëm në historinë e zhvillimit të Partisë dhe vendit. “Ne kemi mbajtur me sukses Kongresin e 20-të Kombëtar të PKK-së, duke hartuar një plan madhor për ndërtimin e një vendi socialist modern në mënyrë të gjithanshme. Ne i jemi përmbajtur zhvillimit duke ruajtur stabilitetin, kemi zbatuar plotësisht konceptin e ri të zhvillimit, kemi nxitur zhvillimin me cilësi të lartë, kemi ruajtur zhvillimin e ekonomisë, kemi realizuar korrje të mbara të drithërave, si edhe kemi ruajtur punësimin dhe stabilitetin e çmimeve. Ne kemi optimizuar gjithashtu masat e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë, për të mbrojtur sigurinë e jetës dhe shëndetin  e popullit, dhe kemi minimizuar ndikimin e epidemisë mbi zhvillimin e ekonomisë. Sivjet kemi mbajtur me sukses Lojërat Olimpike e Paralimpike Dimërore të Pekinit dhe kemi festuar 25-vjetorin e kthimit të Hong-Kongut në atdhe. Ndërkohë, kemi luftuar me vendosmëri kundër aktiviteteve separatisite të ‘pavarësisë së Tajvanit’ dhe ndërhyrjeve të forcave të jashtme. Këto arritje janë rrjedhojë e përpjekjeve këmbëngulëse të të gjithë popullit kinez,” tha ai.

“Realizimi i përtëritjes së madhe të kombit kinez kërkon përpjekjet e përbashkëta të të gjithë kinezëve brenda dhe jashtë vendit. Ne duhet të konsolidojmë dhe zhvillojmë një front  të bashkuar patriotik sa më të gjerë, për të realizuar së bashku ëndrrën kineze!”, shtoi presidenti Xi. Ai i dërgoi urime për vitin e ri të gjithë popullit kinez.   (Fang Xiaoyu/Artan)