Hapet kampi dimëror i gjuhës kineze në Zagreb
2022-12-30 10:03:07

Universiteti i Zagrebit (Foto Erasmususuep)

Universiteti i Zagrebit (Foto Erasmususuep)

Në Zagreb u hap një kamp dimëror i gjuhës kineze, me rreth 31 nxënës të shkollave fillore nga e gjithë Kroacia.

I organizuar nga Instituti Konfuci në Universitetin e Zagrebit, kampi u realizua në majën Sljeme në periferi të Zagrebit, shkruan “Xinhua”.

Nxënësit në kamp ndoqën kurse interaktive të gjuhës kineze, si dhe një sërë seminaresh të përvojës kulturore kineze, duke përfshirë kaligrafinë, artet marciale dhe kërcimin e luanit.

VCG

VCG

Kampi dimëror i gjuhës kineze u lançua në vitin 2015, por edicioni i këtij viti është i pari që nga shpërthimi i Covid-19 në vitin 2020, tha drejtori kroat i Institutit Konfuci në Universitetin e Zagrebit, Kresimir Jurak.

Kampi u ofron fëmijëve mundësinë për të bërë miq të rinj, si dhe për të vlerësuar hijeshinë e gjuhës dhe kulturës kineze, tha Jurak. (Irma)