Kina shpërndan burimet mjekësore për të siguruar shëndetin e njerëzve
2022-12-30 21:16:06

foto/VCG

foto/VCG

Kina po shpërndan në mënyrë aktive burimet mjekësore për të garantuar shëndetin e njerëzve dhe në mbarë vendin mbeten mjaft burime mjekësore, tha të enjten një zyrtare kineze e shëndetësisë.

Jiao Yahui, kreu i Zyrës së Administratës Mjekësore pranë Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, tha në një konferencë shtypi se burimet mjekësore të Kinës mund të plotësojnë nevojat për të trajtuar të gjitha rastet e rënda të COVID-19, duke përfshirë të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore.

Teksa zona të ndryshme në Kinë janë në faza të ndryshme të përhapjes së epidemisë, ato që po përjetojnë kulmin e infeksionit mund të jenë përballur me çekuilibër midis ofertës dhe kërkesës, por situata është trajtuar me masa të shumta, tha Jiao Yahui.

foto/VCG

foto/VCG

"Rritja e kërkesës për burime mjekësore ishte parashikuar dhe Kina ishte e përgatitur për këtë situatë," shtoi ajo.

Që nga viti 2020, Kina ka shtuar burimet për të përmirësuar sistemin mjekësor.

Përpara optimizimit të përgjigjes epidemike të Kinës në fillim të dhjetorit, u krijuan spitale të specializuara për sëmundjet kryesore e të rënda dhe spitalet e përcaktuara për COVID-19 u zgjeruan dhe u përmirësuan, theksoi ajo.

Jiao Yahui bëri të ditur edhe se numri i klinikave të etheve në spitalet e mesme e të mëdha ka arritur në 16 000. Shkalla kombëtare e zënies së shtretërve për raste të rënda, të cilët aktualisht janë gjithsej 181 000, nuk ka arritur ende në 80 për qind.

foto/VCG

foto/VCG

Lidhur me furnizimin me barna, Jiao theksoi se Kina është një nga prodhueset më të mëdha të barnave kundër etheve dhe kapaciteti i saj i përgjithshëm prodhues është i mjaftueshëm për të përmbushur kërkesën.

Sigurimi i furnizimeve mjekësore për të moshuarit është bërë përparësi dhe furnizimi i destinuar për institucione të tilla si shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e mirëqenies është siguruar, tha zyrtarja e shëndetësisë.  (Fang Xiaoyu/Artan)