Kina ndërmerr veprime për nxitjen e mbrojtjes globale të biodiversitetit
2022-12-30 20:13:15

foto//Xinhua: Delegatët duartrokasin pas miratimit të Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal, në Montreal të Kanadasë, 19 dhjetor 2022.

foto/Xinhua: Delegatët duartrokasin pas miratimit të Kornizës Globale të Biodiversitetit Kunming-Montreal, në Montreal të Kanadasë, 19 dhjetor 2022.

Mbledhja e 15-të e Konferencës së Palëve të Konventës së OKB-së për Diversitetin Biologjik (COP15), e kryesuar nga Kina, ka arritur një marrëveshje inkurajuese.

Korniza Globale e Biodiversitetit Kunming-Montreal, një marrëveshje e OKB-së që ka për qëllim zhbërjen e humbjes së biodiversitetit dhe futjen e botës në rrugën e rimëkëmbjes, u miratua përpara afatit.

Miratimi i kornizës është "një hap i guximshëm përpara për të mbrojtur natyrën, për të mbrojtur ajrin që thithim, ujin që pimë," komentoi Steven Guilbeault, ministri kanadez i Mjedisit dhe Ndryshimit të Klimës.

Një nga konsensuset kryesore të arritura në kuadër të kornizës është objektivi "30 me 30", që do të thotë të mbrohet së paku 30 për qind e tokave, oqeaneve, zonave bregdetare dhe ujërave të brendshme deri më 2030. Gjithashtu, delegatët ranë dakord të krijojnë një fond shumëpalësh në kuadër të kornizës për ndarjen e drejtë të përfitimeve ndërmjet ofruesve dhe përdoruesve të Informacionit të Renditjes Digjitale që përmban zhvillimin e produkteve farmaceutike, si edhe për përmirësimin e kultivimit të kulturave bujqësore. Fondi do të finalizohet në COP16 në Turqi më 2024.

foto/VCG

foto/VCG

"Kina ka treguar aftësi udhëheqëse në mbrojtjen botërore të biodiversitetit si vend kryetar i COP15," tha Peng Kui, menaxher programi në Institutin Botëror të Mjedisit.

Korniza kërkon gjithashtu rritjen e fluksit financiar ndërkombëtar nga vendet e zhvilluara drejt vendeve në zhvillim, veçanërisht vendeve më pak të zhvilluara, vendeve të vogla ishullore në zhvillim dhe vendeve me ekonomi në tranzicion, me të paktën 20 miliardë dollarë në vit deri më 2025 dhe të paktën 30 miliardë dollarë në vit deri në vitin 2030.

Miratimi i kornizës dhe i paketës shoqëruese me objektiva ambiciozë dhe financim përfaqëson një hap të parë në rishikimin e marrëdhënieve tona me botën natyrore, tha Inger Andersen, zv.sekretare e përgjithshme e OKB-së dhe drejtore ekzekutive e Programit të Mjedisit të OKB-së në një deklaratë në sesionin plenar përmbyllës të COP15-s.

Përveç bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha palët e interesuara për miratimin e Kornizës Globale të Biodiversitetit, Kina tregoi gjithashtu aftësinë për të marrë vendime të shpejta dhe të vendosura në momente kritike, vuri në dukje Peng.

foto/VCG

foto/VCG

"Unë mendoj se ka optimizëm të matur me miratimin e Kornizës Botërore të Biodiversitetit. Me gjithë vështirësitë në realizimin e këtyre objektivave në praktikë në të ardhmen, korniza botërore e biodiversitetit ofron një udhëzues të balancuar për të gjitha palët dhe krijon besim në përpjekjet globale për mbrojtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qëndrueshëm," shtoi ai.

Kina është një vend udhëheqës në mbrojtjen e biodiversitetit, ndërsa ka krijuar 10 parqe kombëtare pilot që nga viti 2015. Zona e mbrojtur mbulon pothuajse 30 për qind të kafshëve dhe bimëve të egra të mbrojtura në shkallë kombëtare në zonën tokësore.

Të enjten, Kina përzgjodhi 49 zona në 28 provinca për ndërtimin e më shumë parqeve kombëtare, sipas një plani nga Administrata Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Sistemi i parqeve kombëtare i Kinës do të jetë më i madhi në botë për sa i përket zonës së mbrojtur në qoftë se ndërtohen këto 49 parqe.  (Artan)