Moti ekstrem pati ndikim serioz në prodhimin bujqësor të Italisë
2022-12-30 10:10:31


 

Agrikultura ne Itali (Foto Youtube)

Agrikultura ne Itali (Foto Youtube)

Viti më i nxehtë në histori në Itali ka rezultuar në prodhim më të ulët në mënyrë dramatike për sektorin bujqësor të vendit, njoftoi Sindikata Bujqësore e Italisë.

Sindikata “Coldiretti” publikoi të dhëna që tregojnë se modelet e pazakonta të motit kanë shkaktuar një dëm të madh në sektorin bujqësor të vendit.

Ndikimet përfshijnë një ulje me 30% të vajit të ullirit ekstra të virgjër, 10% të prodhimit për produktet me bazë domate dhe një ulje me 5% në prodhimin e grurit të fortë, i cili përdoret për të bërë makarona, shkruan “Xinhua”.

VCG

VCG

“Situata e vështirë e krijuar nga sfidat e motit rrezikon të bëhet strukturore në Itali, ku vitet më të nxehta të regjistruara gjatë dy shekujve të fundit janë të përqendruara të gjitha në dekadën e fundit”,- bëri të ditur “Coldiretti”.

Pas vitit 2022, vitet e tjera më të nxehta të regjistruara në Itali, kanë qenë  2014, 2015, 2018, 2019 dhe 2020.

Organizata bëri të ditur gjithashtu se trendi ka të ngjarë të vazhdojë në të ardhmen.

“Ndryshimet klimaterike janë shoqëruar nga një frekuencë më e lartë e ngjarjeve të dhunshme të motit, vonesa sezonale, reshje të shkurtra dhe intensive dhe kalim i shpejtë nga dielli në mot të keq me ndryshime dramatike të temperaturës”,- sipas “Coldiretti”-t. (Irma)