Turqia paralajmëron Greqinë: Nëse zgjeroni ujërat territorialë, do të thotë luftë
2022-12-30 15:45:52

Ministri i Jashtem turk (Foto Rtsh)

Ministri i Jashtem turk (Foto Rtsh)

Ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu paralajmëroi Greqinë që mos të vijojë me planet për zgjerimin e ujërave të saj territoriale në Egje, pasi sipas tij ky do të ishte shkak për luftë.

“Në shtypin grek gjatë ditëve të fundit ka pasur shkrime se do të ketë një zgjerim të ujërave territoriale me 12 milje rreth Kretës. Qëndrimi ynë është i qartë, nuk do të lejojmë asnjë milje zgjerim dhe jo më 12 milje”,- tha Çavusoglu, duke shtuar se një vendim i marrë nga parlamenti turk më 1995-s ishte i qartë dhe është ende në fuqi, shkruan “RTSH”. 

VCG

VCG

Deklarata e vitit 1995 paralajmëron se nëse Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale në Egje përtej hapësirës së saj detare prej 6 miljesh nga brigjet e saj në Egje, parlamenti turk do t’i jepte qeverisë të gjitha fuqitë, përfshi ato ushtarake, për të mbrojtur interesat e vendit.

“Do të doja të paralajmëroja edhe një herë Greqinë. Mos luaj rëndë dhe mos filloni aventura për të cilat e dini që do të kenë një fund të keq”, shtoi ministri i jashtëm turk.

Cavushollu gjithashtu fajësoi palën greke për ndalje të bisedimeve eksploruese mes dy vendeve, një mekanizëm dialogu ky që vijonte që nga fillimi i viteve 2000, duke u theksuar se qeveria greke kishte filluar një fushatë kundër Turqisë. (Irma)