Lehtësimi i kufizimeve për turizëm do të forcojë gjallërinë ekonomike
2022-12-30 13:49:57

Në bazë të ndryshimit të gjendjes së epidemisë së COVID-19, Kina ka optimizuar masat parandaluese e kontrolluese. Njëkohësisht, është rregulluar politika e hyrje-daljeve, duke hequr kufizimet ndaj udhëtimeve jashtë vendit. Si rezultat, janë shtuar kërkesat për biznes, studim e turizëm jashtë vendit dhe janë çliruar kanalet e tregtisë dhe të logjistikës, duke forcuar gjallërinë ekonomike. Gazeta britanike “The Guardian” njoftoi se lehtësimi nga Kina i kufizimeve ndaj turizmit do të shtojë shpresën e rimëkëmbjes ekonomike globale në vitin 2023. (Fani)