Ndërmarrjet shtetërore të Kinës ishin gjithashtu fituese në Kupën e Botës FIFA 2022
2022-12-29 14:27:11

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës nuk ishin në fushë, por ato shënuan shumë pikë në Kupën e Botës FIFA Katar 2022, e përfunduar së fundmi, me Argjentinën si kampione e botës. Stadiumi “Lusail”, ku u luajt ndeshja finale mes Argjentinës dhe Francës, u ndërtua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit të Katarit dhe “China Railëay Construction Corp” me seli në Pekin. Kjo ishte hera e parë që një kompani kineze ndihmoi në ndërtimin e një lokacioni për Botërorin e futbollit.

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës nuk ishin në fushë, por ato shënuan shumë pikë në Kupën e Botës FIFA Katar 2022, e përfunduar së fundmi, me Argjentinën si kampione e botës.

Projektet e infrastrukturës dhe shërbimeve që ato kompani ndërtuan në një nga eventet më të mira sportive në botë kanë fituar mirënjohjen e zyrtarëve dhe tifozëve dhe njoftimin e klientëve të mundshëm.

Për shembull, stadiumi “Lusail”, ku u luajt ndeshja finale mes Argjentinës dhe Francës, u ndërtua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit të Katarit dhe “China Railëay Construction Corp” me seli në Pekin. Kjo ishte hera e parë që një kompani kineze ndihmoi në ndërtimin e një lokacioni ku për Botërorin e futbollit. Stadiumi, më i madhi i ndërtuar për këtë event, është paraqitur gjithashtu në një kartëmonedhë të Katarit.

“Ndërtimi i suksesshëm i stadiumit është një tjetër moment historik i rëndësishëm në rrugën e zhvillimit jashtë shtetit të grupit tonë”,- tha Zhuo Lei, president i “China Railway Construction International Group Co Ltd”, një filial i “China Railway Construction Corp”.

Ai e cilësoi Katarin një pjesë të rëndësishme të nismës “Një brez, një rrugë” dhe stadiumin “Lusail”, rreth 20 kilometra në veri të kryeqytetit të Katarit, Doha, një arritje që do të ndihmojë në zgjerimin e bashkëpunimit me vendet dhe rajonet që marrin pjesë në këtë nismë.

Ndërmarrjet shtetërore të Kinës morën pjesë edhe në ndërtimin e stadiumeve të tjera në Katar për Kupën e Botës. “Shanghai Construction Group” dhe “Nanjing Iron & Steel United Co Ltd” ofruan ndërtimin dhe strukturën e çelikut për stadiumin “Education City” në Al Rayyan.

Gjithashtu, impianti fotovoltaik Al Kharsaah 800 megavat i projektuar dhe ndërtuar nga “Power Construction Corp of China”, ose “PowerChina”, hyri në punë në mes të tetorit, duke rritur angazhimin e Katarit për të pritur një Botëror të gjelbër.

Fabrika, e shtrirë rreth 10 kilometra katrorë, ka rreth 2 milionë panele diellore për të kthyer avantazhet fototermale të rajonit në energji elektrike. Projekti, i nisur në korrik 2020, u ndërmor nga një sipërmarrje e përbashkët e formuar nga tre kompani kineze, të cilat ishin kryesisht përgjegjëse për instalimin e komponentëve fotovoltaikë, si dhe ndërtimin e nënstacioneve të transmetimit dhe stacioneve të lidhjes në rrjet. Me një investim total prej 417 milionë dollarësh, ky është stacioni i parë i energjisë jofosile në vend, i cili është i pajisur me naftë dhe gaz natyror të bollshëm.

Me termocentralin e parë diellor tokësor në shkallë të gjerë të Katarit të lidhur me rrjetin me kapacitet të plotë, projekti Al Kharsaah mund të plotësojë 10 për qind të kërkesës maksimale të vendit për energji elektrike, tha Li Jun, menaxheri i projektiy në vend i “PowerChina”.

“Të gjitha pjesët fotovoltaike janë prodhuar në Kinë, duke zënë më shumë se 60 për qind të investimit total të projektit, duke rritur më tej pjesën e tregut të kompanive kineze në Lindjen e Mesme”,- tha ai.

Lin Jiang, profesor i ekonomisë në Universitetin Sun Yat-sen në Guangzhou, në provincën Guangdong, tha se produktet, shërbimet dhe projektet e infrastrukturës që kompanitë kineze dorëzuan për Kupën e Botës demonstrojnë avantazhet industriale të vendit në shumë fusha, duke përfshirë prodhimin e pajisjeve fotovoltaike, konstruksione çeliku, materiale ndërtimi të gjelbërta dhe produkte ndriçimi.