Rusia do të ndalojë furnizimin me naftë në rast të kufizimit të çmimit
2022-12-29 12:28:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus, Vladimir Putin, nënshkroi një dekret të martën që prezanton kundërmasa ndaj tavanit të çmimit të vendosur nga vendet perëndimore për naftën ruse. Sipas dekretit, furnizimi i naftës dhe produkteve të naftës ruse për personat juridikë dhe individët e huaj do të ndalohet nëse në kontrata përcaktohet drejtpërdrejt ose indirekt një kufizim çmimi, përcjell “Xinhua”.

Presidenti rus mund të japë një leje të veçantë për dërgimin e naftës dhe produkteve të naftës që janë të ndaluara sipas dekretit.

Dokumenti do të hyjë në fuqi më 1 shkurt dhe do të jetë i vlefshëm deri më 1 korrik 2023. Ndalimi i naftës do të hyjë në fuqi më 1 shkurt dhe qeveria ruse do të vendosë datën e ndalimit të produkteve të saj. Një kufi prej 60 dollarësh amerikanë për fuçi për çmimin e naftës së papërpunuar ruse, i rënë dakord nga Bashkimi Evropian, Grupi i Shtatë vendeve dhe Australia, hyri në fuqi më 5 dhjetor. (Elona)