Zelensky: Viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për Ukrainën
2022-12-29 12:11:31

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se viti i ardhshëm do të jetë vendimtar për Ukrainën. Në një fjalim video, Zelensky tha se autoritetet ukrainase vazhdojnë të përgatisin forcat e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit për vitin 2023, citon “Xinhua”.

Sa ju përket qëllimeve kryesore të Ukrainës për të ardhmen e afërt, Zelensky renditi kthimin e njerëzve në shtëpitë e tyre, afrimin e mëtejshëm me partnerët kryesorë dhe hapjen e mundësive të reja për Ukrainën në botë.

Qeveria do të intensifikojë përpjekjet në vitin e ardhshëm për të garantuar fuqinë e sistemeve bankare dhe financiare të vendit, tha Zelensky, duke shtuar se Ukraina po përgatitet të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror 2023 të planifikuar për 16-20 janar në Davos, Zvicër. (Elona)