MJK: Vendet duhet të garantojnë lëvizjen e sigurt të njerëzve me parime shkencore
2022-12-29 21:22:41

Ditët e fundit, disa vende deklaruan se do të marrin masa shtesë të parandalimit të epidemisë për udhëtarët nga Kina. Njëkohësisht, shumë vende të tjera kanë thënë se nuk do të rregullojnë masat antipandemike për hyrjen e kinezëve. 

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Duke folur për këtë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Wang Wenbin tha të enjten në një konferencë shtypi se pala kineze e ka shprehur shumë here qëndrimin e vet për këtë çështje në ditët e fundit.

“Kemi vënë re gjithashtu se shumë vende nuk do të rregullojnë masat antipandemike për udhëtarët nga Kina. Shpresojmë se palët e ndryshme do të ndjekin parimin shkencor dhe do të garantojnë së bashku lëvizjen e sigurt të njerëzve nga vende të ndryshme e do të ruajnë stabilitetin e zinxhirëve globalë të industrisë dhe të furnizimit, duke kontribuuar në solidaritetin ndërkombëtar kundër epidemisë dhe në rimëkëmbjen e ekonomisë botërore,” u shpreh Wang Wenbin. (Li Huailiang/Artan)