Instituti i Statistikave publikon të dhënat për 11 muajt e vitit 2022
2022-12-28 15:19:31

Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte ka vijuar tkurrjen edhe në nëntor, duke reflektuar një rënie të konsumit nga çmimet e larta dhe emigrimit të popullsisë. Ndërsa sektori që po shfaq ritme të larta rritjeje është ai i transporti të pasagjerëve përmes ajrit. Sipas INSTAT, volumi i mallrave të transportuar me ajër është 205,2 ton, duke u rritur me 7,7 % në krahasim me muajin nëntor 2021. Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte, është 269.8 mijë ton, duke u ulur me 28,0 % krahasuar me  muajin nëntor 2021.

“Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, situata e statistikave të transportit sipas llojeve, paraqitet si në vijim: volumi i mallrave të transportuara me ajër është 1.888,1 ton, duke u rritur me 2,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.Volumi i mallrave të ngarkuara/shkarkuara në porte është 3.531,3 mijë ton, duke u ulur me 20,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë është 18.244 mijë ton-kilometër, duke u ulur me 22,3 %,krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.”- thotë Instat.

Pamje nga porti i Durrësit (Foto Porti i Durrësit)

Pamje nga porti i Durrësit (Foto Porti i Durrësit)

Në nëntor 2022, treguesit mbi numrin e fluturimeve dhe numrin e pasagjerëve shënuan rritje.

“Numri i fluturimeve është 2.826 duke u rritur me 33,1 %, krahasuar me muajin nëntor 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 390.748 pasagjerë, duke u rritur me 70,0 %, krahasuar me nëntor 2021.Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë detare është 43.519 pasagjerë. Krahasuar me nëntor 2021, ky tregues është rritur me 28,4 %. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 165 pasagjerë. Krahasuar me nëntor 2021, ky tregues është ulur me 84,0 %.”- thotë raporti Instat.

Konkretisht shifrat thonë se në muajin nëntor 2022, transporti ajror i pasagjerëve zë 89,9 % të transportit gjithsej.

“Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, treguesit mbi numrin e pasagjerëve, paraqiten si në vijim: Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linja ajrore është 4.830.165 pasagjerë, duke u rritur me 81,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar me linjë detare 1.291.771 pasagjerë, duke u rritur me 60,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me linjë hekurudhore është 10.481 pasagjerë, duke u ulur me 54,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.”- thuhet nga Instat.

Sa i takon eksporte/importeve të  mallrave, në  nëntor 2022, volumi i mallrave të tregtuara është 773,4 mijë ton ku 55,4 % e tyre u transportua me det.

“Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) është 8.257,4 mijë ton ku 54,9 % e tyre u transportua me det. Ndërkohë në nëntor 2022, volumi i mallrave të eksportuara me tokë zë 54,1 %, me det 45,8 % dhe 0,1 % me ajër.Volumi i mallrave të eksportuara me det është rritur 19,1 %, ndërsa me tokë është ulur me 17,8 % dhe me ajër është ulur me 50,4 % krahasuar me nëntor 2021.”

Porti i Durrësit(Foto Porti Durrës)

Porti i Durrësit(Foto Porti Durrës)

Edhe importet e mallrave shënuan rritje.

“Në Nëntor 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 64,2 %, me tokë 34,8 % dhe të tjera 1,0 %.Volumi i mallrave të importuara me ajër është rritur me 29,6 %, ndërsa volumi i mallrave të importuara me det është ulur me 11,1 % dhe me tokë është ulur me 18,1 % krahasuar me nëntor 2021. Në njëmbëdhjetëmujorin e vitit 2022, volumi i mallrave të importuara me det zë 63,0 %, me tokë 36,2 %, me hekurudhë 0,1 % dhe të tjera 0,7 %. Volumi i mallrave të importuara me hekurudhë është ulur me 91,0 %, me ajër 15,7 %, me tokë 9,6 % dhe me det është ulur me 3,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.”- thuhet nga Instat.

Në nëntor 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u rritur me 12,9 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 10,2 %, në krahasim me tetor 2022. Importet e mallrave arritën vlerën 77 mld lekë, duke u ulur me -3,9 %, në krahasim me një vit më parë dhe me -7,1 %, në krahasim me tetor 2022. Deficiti tregtar i këtij muaji është 35 mld lekë, duke u ulur me -18,5 %, krahasuar me nëntor 2021 dhe me -21,8 %, në krahasim me tetor 2022. Në këtë njëmbëdhjetëmujor eksportet e mallrave arritën vlerën 447 mld lekë, duke u rritur me 32,6 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 856 mld lekë, duke u rritur me 20,1 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 409 mld lekë, duke u rritur me 8,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.

“Gjatë muajit nëntor 2022, në rritjen e eksporteve prej 12,9 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +6,2 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” me +5,5 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +3,0 pikë përqindje. Ndërsa negativisht ka ndikuar grupi: “Materiale ndërtimi dhe metale” me -4,7 pikë përqindje. Eksportet, gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori janë rritur me 32,6 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +9,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +7,7 pikë përqindje, dhe “Tekstile dhe këpucë” me 6,5 pikë përqindje.”- thuhet ne raport.

Transporti i pasagjerëve në port (Foto Porti i Durrësit)

Transporti i pasagjerëve në port (Foto Porti i Durrësit)

Gjatë muajit nëntor 2022, në uljen e importeve prej -3,9 %, krahasuar me nëntor 2021, kanë ndikuar negativisht grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike”, “ Ushqime, pije, duhan” dhe “Lëkurë dhe artikuj prej tyre”. Ndërsa pozitivisht kanë ndikuar grupet:“Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” dhe “Materiale ndërtimi dhe metale” me +1,6 pikë përqindje. Si njëmbëdhjetëmujor, importet janë rritur me 20,1 %, krahasuar me njëmbëdhjetëmujorin e parë 2021. Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” ,“Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “ Ushqime, pije, duhan”. Në muajin nëntor 2022, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me nëntor 2021 janë: Itali (11,1 %), Spanja (74,1 %) dhe Maqedoni (68,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (9,3 %) ,Greqia (4,0 %) dhe Kina (26,6 %). Gjatë këtij njëmbëdhjetëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Itali (38,6 %), Gjermani (67,6 %) dhe Greqia (18,5 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kosova (1,1 %) dhe Spanja (6,2 %).