Quan-i i Emei-t: Fleksibiliteti dhe butësia janë elementet kyçe
2022-12-28 13:00:26

Disa shkolla të wushu-së dhe disa stile të Quan-it në Sichuan u integruan për të formuar Quan-in e Emei-t, një variacion i wushu-së i njohur në provincën Sichuan.

Ky art luftarak përfshin teknikën luftarake të kontaktit të ngushtë. Ai fillon nga këmbët, ngjitet te beli dhe përfshin lëvizjet shpërthyese me duart. Për Quan-in e Emei-t, fleksibiliteti dhe butësia janë elementet kyçe.

CGTN

CGTN

CGTN

Karakteristika e Quan-it të Emei-t fillon nga këmbët, ngjitet te beli dhe përfshin lëvizjet shpërthyese me duart./CGTN

Li Fukui praktikon wushu qysh nga viti 1997. Ai shkoi në provincën Sichuan dhe mori pjesë në një ekip profesional në vitin 2000, dhe pastaj u tërhoq në vitin 2017 dhe u bë trajneri kryesor i Akademisë së të Rinjve të provincës së Sichuan-it. Në vitin 2019 ai fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Wushu-së Tradicionale.

CGTN

Li Fukui/CGTN

Si fillestar, Li përballoi vështirësi njëra pas tjetrës. “Kur fillova të praktikohem, s’mund të bashkërendoja lëvizjet e trupit dhe këmbëve, dhe e kisha të vështirë që të kontrolloja forcën time,” tregon ai. Për të përmirësuar teknikën e Quan-it të Emei-t, Li shkonte shpesh te mësuesi i vet dhe e pyeste si mund të ndryshonte lëvizjet: “Rregullo çdo lëvizje të këmbëve, të grushtit dhe pozicion të goditjes, duke përfshirë disa fërkime dhe dridhje. Praktikohu e praktikohu”.

CGTN

Mëson nga mësuesi i tij/CGTN

Për të shtuar forcën e këmbëve dhe për të përmirësuar shkathtësisë, Li Fukui shpesh vrapon me qese me rërë. “Nëse lëvizja e këmbëve është e paqëndrueshme, grushti nuk është i fuqishëm. Duhet të praktikohesh sa duhet për të arritur efektin,” thotë ai. Li përdor shtangën për të shtuar forcën e belit dhe barkut. Përdredhja e belit rrit forcën dhe fleksibilitetin. Përdorimi i pajisjeve të palestrës për të përmirësuar forcën e shpatullave dhe krahëve është gjithashtu i domosdoshëm në regjimin e tij të stërvitjes nga këmbët te beli dhe krahët.

CGTN

vrapon me qese me rërë/CGTN

Li Fukui stërvit një grup nxënësish në moshën nga 13 deri në 16 vjeç që praktikojnë kryesisht elementet themelore dhe lëvizjet e këmbëve. Ai i këshillon ata edhe për frymëmarrjen dhe dietën. “Unë dëshiroj ta trashëgoj wushu-në te nxënësit e mi dhe t’i inkurajoj ata që të praktikojnë më mirë Quan-in e Emei-t të Sichuan-it,” i tha Li CGTN-it.

CGTN

Një klas i stërvitjes/CGTN

“Wushu më ka sjellë shumë gjëra. Nuk është vetëm lëvizje trupi a këmbësh ose një stil. Roma nuk u ndërtua në një ditë. Praktikimi i wushu-së kërkon kohë për akumulim dhe praktikë të vazhdueshme,” shprehet ai.

Li e inkurajon veten që të përmirësohet hap pas hapi në wushu, si edhe në punën e tij. “Dëshiroj ta bëj mirë, gradualisht, meqenëse wushu është bërë një pjesë e domosdoshme e jetës sime,” thekson ai.