Tregu financiar i Brazilit ul parashikimin e inflacionit për vitin 2022
2022-12-28 10:38:19

VCG

VCG

 

Tregu financiar i Brazilit uli parashikimin e inflacionit për vitin 2022 nga 5.76 për qind në 5.64 për qind, njoftoi Banka Qendrore e Brazilit.

Sipas anketës javore të fokusit të bankës për institucionet kryesore financiare të vendit, analistët ngritën parashikimin e inflacionit për vitin 2023 nga 5.17 për qind në 5.23 për qind, shkruan “Xinhua”.

Objektivi zyrtar i inflacionit të vendit është 3.5 për qind për këtë vit dhe 3.25 për qind për vitin e ardhshëm, me një marzh gabimi prej 1.5 pikë përqindjeje në të dyja rastet.

Tregu pret që norma bazë e interesit, aktualisht në 13.75 për qind në vit, të bjerë gradualisht në 11.75 për qind në vitin 2023.

VCG

VCG

Ekonomistët e ulën pak zgjerimin e parashikuar të PBB-së për vitin 2022 nga 3.05 për qind në 3.04 për qind, por ruajtën parashikimin e tyre për vitin 2023 në 0.79 për qind.

Analistët vlerësuan gjithashtu një suficit tregtar prej 56.95 miliardë dollarë për vitin 2022 dhe 58.8 miliardë dollarë për vitin 2023.

Ndërkohë, investimet e huaja direkte të Brazilit pritet të arrijnë në 81.6 miliardë dollarë në 2022 dhe 80 miliardë dollarë në 2023. (Elona)