Projekti i rinovimit të teatrit kombëtar i ndihmuar nga Kina i dorëzohet Mianmarit
2022-12-28 10:35:40

xinhua

xinhua

Projekti i rinovimit të Teatrit Kombëtar të Yangon iu dorëzua zyrtarisht qeverisë së Mianmarit të martën. Projekti i rinovimit, i cili u krye me asistencën e Kinës, filloi në gusht 2019 dhe përfundoi në nëntor 2022, bën të ditur “Xinhua”.

Në ceremoninë e dorëzimit, ambasadori kinez në Mianmar, Chen Hai, tha se Teatri Kombëtar i Yangon është më i madhi i këtij lloji në vend, ndërtimi i të cilit përfundoi me ndihmën e qeverisë kineze në vitin 1990.

Është një nga projektet historike që simbolizon miqësinë midis Kinës dhe Mianmarit, vuri në dukje ai.

xinhua

xinhua

VCG

VCG

Chen tha se projekti i rinovimit ka kapërcyer vështirësitë që rrjedhin nga pandemia Covid-19, duke shtuar se teatri i përmirësuar do të kontribuojë më tej në zhvillimin e sektorit kulturor të Mianmarit.

Ministri i Unionit të Mianmarit për Çështjet Fetare dhe Kulturën shprehu mirënjohjen për angazhimin dhe punën e palës kineze në ngritjen e teatrit, që sipas tij, pasqyron miqësinë mes dy vendeve si dhe respektin e ndërsjellë mes dy popujve. (Elona)