Sergei Lavrov (Foto Khodorjovsky)
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, deklaroi se përpjekjet e SHBA-së për të ruajtur hegjemoninë e plotë ideologjike, për të ndaluar rrjedhën e historisë dhe për të shtypur formimin e rendit botëror shumëpolar do të dështojnë.
“Gjithçka që po shohim aktualisht në Evropë, gjithçka që po shohim në kontinente të tjera, ku lajmëtarët amerikanë po kërkojnë nga çdo shtet të marrë një qëndrim antirus, t'i bashkohet sanksioneve dhe të ndalojë komunikimin me përfaqësuesit rusë, e gjithë kjo është një reflektim i asaj përpjekjeje për të vendosur fundin e historisë”,- citohet të ketë thënë Lavrov nga agjencia e lajmeve “TASS”.
VCG
“Megjithatë, rrjedha e historisë nuk mund të ndalet dhe përpjekja e SHBA-së për të shtypur formimin e një bote shumëpolare dhe për të vendosur dominim të pakthyeshëm me siguri do të dështojë”,- tha ai gjatë një interviste me drejtuesit e mediave ruse, citon “Xinhua”.
Lavrov vuri në dukje se në të ardhmen e afërt, Perëndimi do të ketë më pak leva dhe mundësi të reduktuara kur bëhet fjalë për drejtimin e ekonomisë globale dhe do të detyrohet të negociojë me vendet e tjera.
Ministri tha se Rusia nuk do ta ndjekë Perëndimin, por do të fokusohet në zhvillimin e bashkëpunimit me vendet që kanë mbetur të besueshme. (Elona)