Wang Yi i dërgon mesazh urimi zv.kryeministrit të ri të Irlandës
2022-12-27 21:24:18

Foto: MPJ

Wang Yi, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së, këshilltar i Shtetit dhe ministër i Jashtëm i Kinës, i dërgoi më 21 dhjetor një mesazh Micheal Martinit  për ta uruar për emërimin si zv.kryeministër dhe ministër i Jashtëm e i Mbrojtjes i Irlandës.

Në mesazhin e tij të urimit, Wang Yi tha se sivjet është 10-vjetori i krijimit të marrëdhënieve të partneritetit strategjik me leverdi të ndërsjellë ndërmjet Kinës dhe Irlandës. Ai shprehu shpresën që të dy palët do ta marrin këtë si një pikënisje të re dhe do të vazhdojnë të promovojnë arritjen e përparimeve të reja në marrëdhëniet kino-irlandeze, në bazë të respektit të ndërsjellë, barazisë dhe përfitimeve të përbashkëta. (Çang Çuo)