Kina i kërkon Japonisë të tregojë përmbajtje në fushën ushtarake dhe të sigurisë
2022-12-27 20:23:26

Foto: VCG

Japonia duhet të reflektojë seriozisht mbi historinë e vet të agresionit dhe të tregojë përmbajtje e kujdes në fushat ushtarake dhe të sigurisë, për të mos shkelur më tej besimin e fqinjëve të vet aziatikë dhe të bashkësisë ndërkombëtare, u shpreh të martën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Wang Wenbin.

Qeveria japoneze miratoi të premten e kaluar një buxhet rekord të mbrojtjes prej 6.82 trilionë jenësh (afro 51.2 miliardë dollarë amerikanë) për vitin fiskal 2023, që përbën një rritje 26.3 për qind mbi buxhetin e tanishëm prej 5.4 trilionë jenësh (rreth 40.6 miliardë dollarë amerikanë).

Kina është e shqetësuar për rritjen e ndjeshme në buxhetin e mbrojtjes të Japonisë, tha zëdhënësi.

Pala japoneze i zmadhon tensionet në rajon me qëllim që të shtojë fuqinë e vet ushtarake, gjë që është një masë e rrezikshme që i bën fqinjët e saj aziatikë dhe bashkësinë ndërkombëtare të pyesin nëse Japonia është e sinqertë në ndjekjen e një politike mbrojtëse dhe në angazhimin ndaj rrugës së zhvillimit paqësor, shtoi ai. (Artan)