97-vjetori i Forcës Detare, Peleshi: Modernizim me anije të tjera
2022-12-27 18:40:42

 Forcat Detare (Foto Facebook Ministria e Mbrojtjes)

Forcat Detare (Foto Facebook Ministria e Mbrojtjes)

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përkujtoi 97-vjetorin e krijimit të Forcës Detare, pjesë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Peleshi shprehu mirënjohje për të gjithë efektivët ndër vite që me aftësitë dhe përkushtimin e tyre e ngritën Forcën Detare në nivelin që është sot.

Ministri Peleshi theksoi se modernizimi vijon me ambicien dhe planet për të shtuar flotën me blerjen e anijeve të tjera dhe rritjen e kapaciteteve të mirëmbajtjes.

“97 vjet nga krijimi i Forcës Detare, pjesë e FA të Shqipërisë. Mirënjohje për të gjithë efektivët ndër vite që me aftësitë dhe përkushtimin e tyre e ngritën në nivelin që është sot. Modernizimi vijon me ambicien dhe planet për të shtuar flotën tonë me blerjen e anijeve të tjera dhe rritjen e kapaciteteve të mirëmbajtjes”, shkroi ministri Peleshi në postimin në rrjetet sociale. (Irma)