Ndërmarrjet me financim të huaj kanë besim te perspektivat e zhvillimit ekonomik të Kinës
2022-12-27 19:53:42

Foto: VCG

Zëdhënësja e Këshillit për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës (KKPTN) u shpreh në një konferencë shtypi se kohët e fundit, KKPTN ka kryer një sondazh me më shumë se 160 ndërmarrje me financim të huaj dhe shoqata të huaja të biznesit, të cilat janë përgjithësisht optimiste për perspektivat e zhvillimit të ekonomisë kineze.

Sipas sondazhit, 91% e ndërmarrjeve me financim të huaj dhe shoqatave të huaja të biznesit në Kinë mbështesin fuqishëm optimizimin e politikave të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. 99.4 % e tyre janë më të sigurta për perspektivat e zhvillimit ekonomik të Kinës në vitin 2023, duke u shprehur se do të vazhdojnë të investojnë në Kinë dhe të ndajnë përfitimet nga zhvillimi i Kinës. 98.7% e ndërmarrjeve pjesëmarrëse në sondazh u shprehën se do të ruanin dhe zgjeronin investimet në Kinë, 89.8% thanë se do të ruanin zinxhirët e tyre industrialë në Kinë, ndërsa 10.2% planifikojnë t’i transferojnë zinxhirët e tyre industrialë në Kinë.

Yang Fan, zëdhënësja e Këshillit për Promovimin e Tregtisë Ndërkombëtare të Kinës, tha se ndërmarrjet me financim të huaj që morën pjesë në sondazh në përgjithësi besojnë se ekonomia kineze është elastike dhe ka epërsi konkurruese gjithëpërfshirëse për sa i përket potencialit të tregut, sistemit industrial, infrastrukturës dhe mjedisit të biznesit. Ata janë optimistë për perspektivat e zhvillimit ekonomik të Kinës. Në të njëjtën kohë, sipërmarrjet me financim të huaj përgjithësisht e mirëpresin planin më të fundit të përgjithshëm për të menaxhuar COVID-19 me masa kundër sëmundjeve infektive të kategorisë B. (Çang Çuo)