Zbulimet arkeologjike shqiptare, Muka: Prioritet vendbanimet e lashta
2022-12-27 18:50:25

 Foto:RTSh

Foto:RTSh

Viti 2022 ishte i rëndësishëm për Institutin e Arkeologjisë dhe Zbulimeve Arkeologjike që hodhën dritë mbi vendbanimet e hershme në territoret shqiptare.

Drejtoresha e Institutit të Arkeologjisë, Belisa Muka, deklaroi se me dhjetëra projekte kombëtare e mbarëkombëtare dhe bashkëpunime me institutet paralele deri edhe përtej oqeanit sollën zhvillime të rëndësishme në lëmin e arkeologjisë shqiptare, shkruan “RTSH”.

Muka tha se për vitin 2023 disa nga projektet më prioritaret do të jenë gërmimet e reja, gërmimet e vjetra po ashtu si dhe një sërë konferencash shkencore.

Disa nga gjetjet më të rëndësishme të vitit që po lamë pas, konsiderohen ndër zbulimet më emocionuese të artit dhe arkeologjisë shqiptare ku mund të veçojmë vendbanimin e “palafit”, që sipas arkeologëve daton 7500 vjet më parë dhe ndodhet në fshatin Buqezë të Linit, rinisja e gërmimeve arkeologjike në luginën e Matit, gërmimet në rrafshin e qytetërimeve Byline, në Apoloni, Finiq dhe Bylis. (Irma)