Stoltenberg: NATO pret anëtarësimin në kohë për Suedinë dhe Finlandën
2022-12-27 18:57:54

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi se pret që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen zyrtarisht në Aleancë më 2023-shin, sipas një interviste të tij të fundvitit, përcjellë nga “DPA”, cituar nga “ATSH”.

Stoltenberg nuk ishte në gjendje të thoshte se kur do të ndodhte saktësisht, megjithatë, ai tha se ishte absolutisht i sigurt se procesi i ratifikimit do të finalizohet në kohën e duhur.

Stoltenberg theksoi se ai nuk pret që Turqia të frenojë procesin e pranimit për shumë më gjatë.

Anëtari më lindor i aleancës së mbrojtjes ka refuzuar deri më tani të ratifikojë të ashtuquajturat protokolle të pranimit për t’i hapur rrugën Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.

Por ka gjithashtu spekulime se eksportet e pezulluara të armëve nga partnerët e NATO-s mund të luajnë një rol. Për shembull, SHBA e hoqi Turqinë nga programi i saj luftarak F-35 pasi qeveria e Ankarasë bleu sistemet e mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia, pavarësisht shqetësimeve të rëndësishme të sigurisë për partnerët e NATO-s.

Suedia dhe Finlanda aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO në maj pas konfliktit Rusi-Ukrainë. (Irma)