Kina dhe Rusia përfundojnë stërvitjen e përbashkët detare
2022-12-27 20:52:11

Foto: Xinhua

Marina ushtarake kineze dhe ajo ruse përfunduan të martën një stërvitje të përbashkët detare shtatëditore në Detin e Kinës Lindore.

Stërvitja, e 11-ta e këtij lloji që nga viti 2012, u zhvillua në ujërat në lindje të zonës që shtrihet nga Zhoushan në Taizhou të provincës Zhejiang të Kinës Lindore, në përputhje me programin vjetor të bashkëpunimit mes dy ushtrive.

Pavarësisht kushteve të vështira detare, të dy marinat i përfunduan operacionet e përbashkëta, që përfshinin masa si bllokada dhe kontrolli, shpëtimi dhe mbrojtja kundër nëndetëseve e mbrojtja ajrore.

Stërvitja e përbashkët dëshmoi një shembull tjetër të suksesshëm të bashkëpunimit ndërmjet marinës ushtarake kineze dhe asaj ruse, tha Wang Yu, gjeneralmajori i marinës kineze. (Çang Çuo)