Li Keqiang-u uron kryeministrin e sapoemëruar irlandez
2022-12-27 21:22:16

Foto: VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang uroi më 23 dhjetor z. Leo Varadkar për rizgjedhjen si kryeministër i Irlandës.

Li tha në mesazhin e tij të urimit se vitet e fundit, marrëdhëniet kino-irlandeze janë zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme dhe tregtia e investimet dypalëshe kanë vazhduar të shtohen. Kina është e gatshme që bashkë me Irlandën të forcojnë besimin e ndërsjellë politik, të zgjerojnë bashkëpunimin praktik dhe të promovojnë arritjen e më shumë rezultateve me leverdi të ndërsjellë në marrëdhëniet e partneritetit strategjik dypalësh, në të mirë të të dy vendeve dhe popujve të tyre. (Çang Çuo)