Kryeministri kinez uron homologun leton për rizgjedhjen
2022-12-26 21:40:27

foto nga VCG

Kryeministri i Kinës Li Keqiang i dërgoi më 23 dhjetor një mesazh urimi Arturs Krišjānis Kariņš-it për rizgjedhjen e tij si kryeministër i Letonisë.

Në mesazhin e vet të urimit, Li Keqiang-u tha se aktualisht marrëdhëniet kino-letone po zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Qeveria kineze u kushton rëndësi marrëdhënieve kino-letone dhe është e gatshme që, në bazë të respektit të ndërsjellë e të bashkëpunimit me përfitime të përbashkëta, të nxitë më tej besimin e ndërsjellë politik dhe të thellojë bashkëpunimin pragmatik në të mirë të të dy vendeve e popujve. (Wang Lei/ Artan)