FMN: Ukraina do të kërkojë të paktën 39.5 miliardë dollarë financim të jashtëm në 2023-shin
2022-12-26 15:52:38

Foto: VCG

Ukraina do të kërkojë të paktën 39.5 miliardë dollarë financim të jashtëm vitin e ardhshëm për të mbajtur ekonominë e saj në këmbë, sipas agjencisë së lajmeve “Interfax-Ukraine”, e cila citoi një parashikim të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

Sipas një skenari pesimist, i cili parashikon që produkti i brendshëm bruto i Ukrainës do të bjerë me 12.5 për qind, nevojat për financim të huaj të vendit do të jenë rreth 57 miliardë dollarë, citon “Xinhua”.

Ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, ka njoftuar se financimi i jashtëm do të arrijë në 30 miliardë dollarë këtë vit.

Ekonomia e Ukrainës, e cila u godit rëndë nga konflikti Rusi-Ukrainë, pritet të tkurret me 32-35 për qind këtë vit pas një rritjeje prej 3.4 për qind në 2021-shin. (Elona)