IAEA: Përparim në përpjekjet për krijimin e një zone sigurie rreth centralit Zaporizhzhia
2022-12-26 15:08:20

Foto: VCG

Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Mariano Grossi, është treguar optimist për përpjekjet diplomatike për të krijuar një zonë sigurie rreth termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia në Ukrainë. Sipas tij, është bërë përparim dhe  konsultimet me Rusinë dhe Ukrainën do të vazhdojnë në të ardhmen e afërt për të arritur qëllimin, citon “Xinhua”.

"Është thelbësore që zona të përqendrohet vetëm në parandalimin e një aksidenti bërthamor. Unë jam duke vazhduar përpjekjet e mia drejt këtij qëllimi",- tha ai.

Uzina e Zaporizhzhias, një nga termocentralet më të mëdha bërthamore në Evropë, është kontrolluar nga forcat ruse që nga fillimi i marsit. Ukraina dhe Rusia kanë shkëmbyer akuza për goditje në objekt, e fundit prej të cilave ndodhi në fund të nëntorit.

"Situata mbetet jashtëzakonisht e pasigurt dhe potencialisht e rrezikshme dhe zona e mbrojtjes mbetet urgjentisht e nevojshme",- tha Grossi. (Elona)