Dhjetëra viktima e të plagosur në Johannesburg të Afrikës së Jugut pas shpërthimit të gazit
2022-12-26 16:03:58
Foto: VCG
Dhjetëra persona humbën jetën dhe u plagosën pas një shpërthimi gazi në Boksburg në qytetin më të madh të Johanesburgut të Afrikës së Jugut, njoftuan autoritetet lokale, citon “CGTN”.
Zëdhënësi i Shërbimeve të Menaxhimit të Emergjencave deklaroi se ata morën një njoftim se një kamion me gaz ishte bllokuar nën një urë në Boksburg.
“Kur zjarrfikësit u përpoqën të shuanin zjarrin, pati një shpërthim dhe gjashtë zjarrfikës u plagosën. Ata janë në gjendje të qëndrueshme”,- tha Ntladi, duke shtuar se rrethanat do të hetohen.
Lloji i gazit të transportuar nga kamioni ishte i paqartë, sipas zëdhënësit. (Elona)
Lajmet Kryesore