India miraton vaksinën nazale për Covid-19
2022-12-25 16:26:12
Vaksina nazale (Foto Msn)
Qeveria federale e Indisë miratoi përdorimin e vaksinës intranazale Covid-19 “iNCOVACC”.
Sipas zyrtarëve vendas, vaksina nazale, e prodhuar nga “Bharat Biotech International Ltd.”, do të përdoret si një përforcues heterolog.
“Vaksinat nazale aktualisht janë të disponueshme vetëm në spitalet private”,- raportoi transmetuesi publik i Indisë, “Prasar Bharati Neës Services and Digital Platform”, citon “Xinhua”.
VCG
Zyrtarët thanë se vaksina nazale është miratuar për personat e moshës mbi 18 vjeç.
Vaksina mori miratimin nga Kontrollori i Përgjithshëm i Barnave të Indisë muajin e kaluar për përdorim të kufizuar në një situatë emergjente. (Irma)
Lajmet Kryesore