Gazsjellësi rus “Fuqia e Siberisë” është përfunduar plotësisht
2022-12-25 16:21:02

VCG

VCG

 

Një fushë e re gazi dhe një seksion i ri tubacioni u lidhën me gazsjellësin rus “Fuqia e Siberisë”, duke treguar përfundimin e plotë të rrugës kryesore të gazit.

Seksioni i ri 800 km i gjatë do të kalojë gazin nga fusha e gazit Kovykta në rajonin e Irkutsk në fushën Chayanda në Republikën e Sakha-s përpara se të bashkohet me pjesën ekzistuese të “Fuqia e Siberisë”, shkruan “Xinhua”.

“Ky seksion i ri do të plotësojë tubacionin kryesor të gazsjellësit, duke sjellë kështu në funksion rrugën më të rëndësishme të transportit të gazit në të gjithë gjatësinë e tij. Ajo do të kalojë 3000 km”,- tha presidenti rus Vladimir Putin përmes lidhjes video, në ceremoninë e vënies në punë të gazsjellësit.

Sipas Kremlinit, fusha Kovykta ka një rezervë prej 1.8 trilionë metra kub gaz natyror dhe 65.7 milionë tonë gaz.

VCG

VCG

Gazjsellësi “Fuqia e Siberisë”, ose seksioni rus i tubacionit të gazit natyror në rrugën lindore Kinë-Rusi, filloi ndërtimin e tij në vitin 2014 dhe shtrihet në rajonin e Irkutsk dhe rajonin Amur në Lindjen e Largët Ruse, përpara se të arrijë në qytetin kufitar të Blagoveshchensk. (Irma)