Një tregim mbi dy reagimet kundër COVID-it
2022-12-24 16:52:49

Gazetari i CGTN-së Han Peng shkoi në ShBA-në në fillim të vitit 2019 dhe u kthye në Kinë në tetor. Ai shpërndan opinionet e tij teksa krahason ngjashmëritë dhe dallimet e COVID-19 dhe reagimet e qeverive në të dy vendet.

COVID-19 ka ndikuar sërish të dy vendet në vitin 2022. Si Kina ashtu edhe ShBA kanë lehtësuar masat e parandalimit dhe kontrollit të COVID-19. Por ndërkohë që ShBA-ja i lehtësoi masat më herët, duke u mbështetur në imunitetin e tufës për ta kontrolluar këtë pandemi, Kina priti dhe nuk hoqi kufizimet derisa u bë e qartë se varianti dominues i Omikron-it ishte më pak vdekjeprurës. Kina shpreson që të shmangë numrin masiv të vdekjeve që kanë përjetuar vendet e tjera.
Me lehtësimin e masave në Kinë kohët e fundit, numri i infeksioneve do të rritet dhe Kina do të përballet me të njëjtat sfida sikurse vendet e tjera. Ja çfarë unë kam shikuar në të dy vendet që janë të ngjashme:

Më rritjen e numrit të infeksioneve, njerëzit qëndrojnë në shtëpi. Tani në Kinë, rrugët e qyteteve kryesore nuk kanë njerëz, pothuajse njësoj me rrugët e Nju Jorkut dhe Uashingtonit në vitin 2020.

Kina po përgatitet për ndikime në mjekësi dhe furnizime me barna, ngjashëm me shumë vende pas shpërthimit masiv të COVID-it, pasi kjo sëmundje goditi fort sektorin e shpërndarjes, duke penguar mjaft persona të shkojnë në punë dhe shkaktuar pengesa në këtë sektor.

Personat që nuk mund të shkojnë në punë si në të kaluarën duhet të përballojnë edhe mungesën e të ardhurave. Në planin personal shumë njerëz shqetësohen se shpenzimet e tyre i tejkalojnë të ardhurat. Ndërsa në nivelin makro, ekonomitë kombëtare do të përballen me vite për t’u rimëkëmbur. Në vitin 2020, produkti kombëtar bruto kolektiv i botës ra me 3.4 për qind për shkak të pandemisë, sipas OECD të ShBA-së.
Por këtu ndryshojnë Kina dhe ShBA-ja:

Kinezët kanë mbajtur vazhdimisht maska gjatë pandemisë për të minimizuar mundësinë e infeksionit. Në të kundërt, njerëzit në shumë vende të tjera ndaluan përdorimin e maskave dhe rifilluan aktivitetet para mbarimit të pandemisë. Në ShBA, CDC fillimisht u tha njerëzve që të mos mbanin maska, me shpresë që të garantonin furnizimet për personelin mjekësor dhe më pas ndryshoi kurs duke thënë se njerëzit duhet të vendosin maska.

Liderët kinezë kanë theksuar vazhdimisht rëndësinë e parandalimit të virusit, ndërsa ish-presidenti amerikan Donald Trump shpenzoi disa muaj për të ulur seriozitetin e COVID-19, madje duke sugjeruar se dezinfektuesi mund ta trajtojë sëmundjen. 

Në ShBA, ky reagim i rastësishëm gjatë periudhës së variantit më vdekjeprurës rezultoi në më shumë se 1 milionë vdekje dhe goditur rëndë në sistemin e kujdesit shëndetësor. 

Në vitin 2021 kishte të paktën 30 greva nga punonjësit e mjekësisë në ShBA, sipas Shkollës së Marrëdhënieve Industriale dhe të Punës të Universitetit të Cornell-it. Mbi gjysëm milionë punonjës të kujdesit shëndetësor lanë punën e tyre në gusht të vitit 2021, më së shumti në një muaj të vetëm në 20 vite.

Meqenëse shërbimet publike, si sektori mjekësor, janë në pronësi publike në Kinë, nuk do të ketë greva të këtyre punonjësve sikurse ka ndodhur në vendet e tjera. Për shkak të masave efektive kundër pandemisë gjatë tre viteve të fundit, shkalla e vdekshmërisë qëndron një nivel të ulët prej 0.31 për qind. Në gjithë globin kjo normë ishte 1.03 për qind, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ndërsa përballet me sfidat e saj të radhës pas lehtësimit të kufizimeve, Kina po përpiqet për të menaxhuar shpërthimet dhe të planifikuar burimet për të plotësuar nevojat. Janë ngritur klinikat e posaçme si dhe shërbimet ambulatore të karantinës për rastet pozitive dhe zona të veçanta për rastet më të rënda. (Xu Guang)