Kreu i grupit australian të biznesit shikon lidhje më të thella me Kinën
2022-12-24 16:06:09

Bizneset e Australise me Kinen (Foto Xinhua)

Bizneset e Australise me Kinen (Foto Xinhua)

Australia dhe Kina, që kanë një marrëdhënie të gjatë biznesi, kanë potencialin për të zgjeruar fushat e bashkëpunimit, deklaroi David Olsson, president i Këshillit të Biznesit të Australisë në Kinë (ACBC).

“Të punosh së bashku për të adresuar sfidën klimaterike ofron potencialin për të zgjeruar më tej tregtinë midis dy vendeve dhe është thelbësore për ta bërë veprimin klimaterik më efektiv dhe me kosto efektive”,- bëri të ditur Olsson në një intervistë me shkrim për “Xinhua”, ndërsa ky vit shënon 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Kinë-Australi.

Olsson, i cili ka punuar në dhe me Kinën për gati tre dekada, tha se marrëdhënia Australi-Kinë bazohet në komplementaritete të forta ekonomike dhe tregtare dhe në lidhje të gjata personale, biznesore dhe kulturore.

“Kina është partneri më i madh tregtar i Australisë dhe Australia është një furnizues i rëndësishëm dhe i besueshëm i burimeve minerare dhe minerale, produkteve bujqësore dhe ushqimore me cilësi të lartë dhe një gamë të gjerë shërbimesh që mund ta ndihmojnë Kinën të mbajë rritjen e saj ekonomike”,- shtoi ai.

Zhvillimi ekonomik i Kinës ka qenë i jashtëzakonshëm, tha ai, duke shtuar se nuk mund të ketë dyshim se ngritja e Kinës gjatë atyre dekadave ka riformuar ekonominë globale dhe politikën botërore. (Irma)