Kompanitë e teknologjisë së mjekësisë synojnë tregun e kapëseve kirurgjikale
2022-12-23 12:40:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në periudhën 2015-2021, tregu i kapëseve kirurgjikale të Kinës u rrit nga 5.3 miliardë juanë (762.1 milionë dollarë) në 10 miliardë juanë, me një normë të përbërë rritjeje vjetore prej 11.2 për qind. Vlerësohet se deri në vitin 2030, tregu do të arrijë në 20.6 miliardë juanë dhe norma e përbërë e rritjes vjetore e sektorit midis 2022-shit  dhe 2030-s do të jetë rreth 8.2 për qind, më e lartë se niveli global.

Në përballje me konkurrencën e ashpër, prodhuesit vendas po shtojnë përpjekjet në rritjen e kërkimit dhe zhvillimit, përmirësimin e teknologjisë së prodhimit, uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e konkurrencës bazë.

Për shkak të rritjes së nevojave mjekësore, tregu i kapëseve kirurgjikale të Kinës do të gëzojë një të ardhme të ndritur, megjithatë ekspertët e industrisë mendojnë se nevojiten më shumë përpjekje për të thyer barrierat teknike.

Kapëset kirurgjikale përdoren për të mbyllur plagët, duke filluar nga procedurat e barkut deri te prerjet e lëkurës dhe janë të njohura  gjerësisht në mbarë botën në mjedise kirurgjikale. Në bazë të metodave të ndryshme kirurgjikale, kapëset kirurgjikale mund të ndahen në të hapura dhe endoskopike.

Një raport i fundit nga “Huaan Securities” tregoi se midis 2015-s dhe 2021-shit, tregu i kapëseve kirurgjikale të Kinës u rrit nga 5.3 miliardë juanë (762.1 milionë dollarë) në 10 miliardë juanë, me një normë të përbërë rritjeje vjetore prej 11.2 për qind.

Vlerësohet se deri në vitin 2030, tregu do të arrijë në 20.6 miliardë juanë dhe norma e përbërë e rritjes vjetore e sektorit midis 2022-shit  dhe 2030-s do të jetë rreth 8.2 për qind, më e lartë se niveli global.

"Megjithëse tregu aktual i kalon 10 miliardë juanë dhe ka qenë në rritje të vazhdueshme, modeli i tregut po kalon një periudhë kritike transformimi",- tha Zhang Jing, ekspert i pajisjeve mjekësore në VBData.cn, një platformë e shërbimit të kujdesit shëndetësor me bazë në Chongqing.

Konkurrenca në treg është e ashpër. Deri në nëntor, kishte 1,606 prodhues vendas të kapëseve kirurgjikale të regjistruar në Administratën Kombëtare të Produkteve Mjekësore.

Megjithatë, konkurrenca ndërmjet kompanive vendase është e përqendruar kryesisht në sektorin e kapëseve të thjeshta, që përmban teknologji relativisht të nivelit më të ulët, ndërsa sektori i kapëseve endoskopike të nivelit të lartë ende dominohet nga korporatat e huaja, si “Johnson & Johnson” dhe “Medtronic”.

"Në sektorin e kapëseve të thjeshta, pas vitesh zhvillimi, shumë prodhues vendas kanë kapërcyer barrierat teknike dhe janë në gjendje të prodhojnë produkte që gëzojnë të njëjtën cilësi dhe performancë si ato të importuara. Aktualisht, ato të prodhuara në vend zënë afërsisht gjysmën e tregut”,- tha Zhang.

Ai tha se në sektorin e kapëseve endoskopike, duke qenë se sektori haset me barriera të larta teknike, vetëm disa kompani vendase kryesore janë në gjendje të zhvillojnë produkte të tilla. Sektori dominohet kryesisht nga markat e huaja.

"Aktualisht, “Johnson & Johnson” dhe “Covidien of Medtronic” zënë përkatësisht 60 për qind dhe 25 për qind të pjesës së tregut vendas dhe furnizuesit vendas përbëjnë 15 përqindëshin e mbetur",- shtoi Zhang.

Ekspertët e industrisë thanë se duke u përballur me konkurrencën e ashpër, prodhuesit vendas po shtojnë përpjekjet në rritjen e kërkimit dhe zhvillimit, përmirësimin e teknologjisë së prodhimit, uljen e kostove të prodhimit dhe rritjen e konkurrencës bazë.

Sipas raportit nga VBData.cn, për sa u përket kompanive vendase, ndërmarrjet kryesore kanë zhvilluar ose po zhvillojnë kapëse  kirurgjikale të gjeneratës së tretë dhe shpresojnë se mund të konkurrojnë me firmat e huaja në tregun e mesëm dhe të lartë.

Kapëset kirurgjikale të gjeneratës së tretë, të cilat janë elektrike, kursejnë punë dhe kohë, dhe indi pritet dhe qepet vazhdimisht dhe në mënyrë të qëndrueshme. Ato kontrollojnë më mirë gjakderdhjen dhe ndihmojnë në reduktimin e probabilitetit të aksidenteve mjekësore.

Kompanitë vendase kanë rritur kërkimin dhe zhvillimin për këto produkte. Kompania me bazë në  Jiangsu, “Touchstone”, rriti investimin në kërkim dhe zhvillim në 16.47 milionë juanë ose 15.51 për qind të të ardhurave të veta nga shitjet.